Kuvendi i Kosovës ka dështuar me miratimin e shumë rezolutave

Politika

Kuvendi i Kosovës ka dështuar me miratimin e shumë rezolutave

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 7 nëntor 2017 Në ora: 23:13
Kuvendi i Kosoves

Gjatë së martës është kërkuar nga kryetarët e komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës që të nxjerrët një rezolutë e re nga Kuvendi i Kosovës për  fazën e re të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë, analisti Leon Duhanaj ka komentuar këtë kërkesë të kryetarëve të komisioneve, ku sipas tij në Kuvendin e Kosovës janë miratuar rezoluta të ndryshme por që nuk kanë pasur rezultat.

Image
Leon Duhanaj

“Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka miratuar disa rezoluta për çështje të ndryshme, e  të cilat për fat të keq nuk dhanë rezultatet e pritura. Pse ndodhë kjo? Jo se në në raste të caktuara nuk kemi patur nisma për rezoluta, me qëllimet me të mira për vendin. Por, për faktin që ne, nuk po arrinë asnjëherë.  Krijojmë unitet për interesat tona vitale”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se nëse do të  miratohet ndonjë rezolutë, do të duhet të kërkohej qëllimi final i bisedimeve dhe afatet kohore.

“Interes vital për Kosovën, është pikërisht edhe procesi i dialogut, të cilin do duhej trajtuar si të rëndësisë së veçantë nacionale, proces në të cilin do ta jepnin kontributin e vetë të gjithë së bashku. Këndej, mirë është nëse miratohet ndonjë rezolutë me të cilën do të kërkohej qëllimi final i bisedimeve dhe afatet kohore”, ka deklaruar Duhanaj për “Bota sot”.

Por, sipas tij është më e rëndësishmja në këtë segment, është uniteti i spektrit politik shqiptarë në vend.

 “Një faktor unik politik shqiptarë, është garancia më e mirë për një përmbyllje sa me të shpejtë të këtij procesi, dhe një të ardhme të sigurt për brezat. Pra, politika duhet ta kuptojnë, që nuk jeton dhe nuk ka përgjegjësi veç se për veti dhe fëmijët e tyre. Por ka detyra dhe përgjegjësi për të ardhmen e brezave. Kjo arrihet vetëm me politikë të përgjegjshme, me profesionalizëm dhe unitet politik”, ka përfunduar Duhanaj për “Bota sot”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat