Ish pjesëtari i SHIK-ut flet për blerjen e dëshmitarit C, ja çka mund t’iu ndodhë dëshmitarëve të Speciales

Politika

Ish pjesëtari i SHIK-ut flet për blerjen e dëshmitarit C, ja çka mund t’iu ndodhë dëshmitarëve të Speciales

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 12 nëntor 2017 Në ora: 14:57
Selia e Gjykatës Speciale

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-anëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës Naim Miftari ka thënë për “Bota sot” dëshmitarët e Gjykatës Speciale janë të rrezikuar, jo vetëm ata, por edhe familjarët e tyre.

“Dëshmitaret e Gjykatës Speciale sidomos dëshmitarët e vrasjeve të cilësuara si vrasje politike  janë të rrezikuar në Kosovë, ndaj tyre bëhet luftë speciale nga rrezikimin i jetës të tyre, izolimit, etiketimet publike deri te rrezikimi i anëtarëve të familjes, si fëmijëve e familjarëve të afërt dhe jo rrallë herë etiketimet e këtyre dëshmitarëve satanizimi i tyre si spiun pro-serb jo etiketimi si spiun ndërkombëtar jo etiketimi si dëshmitar të çmendur dhe shpesh herë këto lojëra të ndyta i proklamon dhe i bën shtypi i paguar nga politikanët e fuqishëm( nëntoka politike) që gjinden në pushtet që nga pas lufta pra paguhen pikërisht nga ata që i urdhëruan ato vrasje politike”, ka deklaruar Miftari.

Image
Naim Miftari

Ish pjesëtari i SHIK-ut ka përmendur edhe blerjen e dëshmitarit C, si dhe ka shtuar se  për ta rrit presionin ndaj dëshmitarit politikanët e fuqishme përmes organeve të drejtësisë që i kontrollon vet

“Dëshmitarët së pari tentohen të blihen  me para siç ishte dëshmitari C, pastaj shantazhohën, kërcohen, etiketohen  dhe kur nuk ju  bien rezultat ata atëherë dëshmitaret  vriten si në aksidente të kurdisura të  komunikacioni, vetëvriten ose helmohen dhe sëmuren rënd, por për ta rrit presionin ndaj dëshmitarit politikanët e fuqishme përmes organeve të drejtësisë që i kontrollon vet, por  edhe e kontrollojnë sidomos hetuesin e  policisë  mund të ngritin edhe aktakuza të montuara jo si kriminel jo si terrorist apo krime tjera jote rëndësishme “, ka theksuar Miftari.

Për më tepër, ai ka thënë se kjo gjykatë do të jetë gjykatë selektive pasi që nuk merret edhe me krimet e kryera nga serbet si dhe e ka quajtur gjykatë politike.

“Këto dukuri  duhet të ketë parasysh edhe gjykata ndërkombëtare e cila nëse nuk merret edhe me krime serbe ndaj popullatës tonë,  por edhe ndaj disa politikanëve që faktikisht janë nëntoka e vrasjeve të pas luftës atëherë  kjo gjykatë do jetë  gjykatë selektive pra gjykatë politike e sjell pikërisht me ndihmën e  bosëve  politik urdhëruesve dhe baronëve të vrasjeve të pas luftës pra gjykatës jo e drejt dhe aspak korrekte . Por gjykata ndërkombëtare nuk duhet të bazohet në aktakuzat e prokurorisë te Serbisë dhe gjykata ndërkombëtare duhet ti sanksionoj pra ti dënoj rënd edhe dëshmitarët e rrejshëm dhe dëshmitaret e blerë por edhe  dëshmitarët e kurdisur nga shteti dhe prokurorja serb por edhe  dëshmitaret e blerë apo kurdisur nga X politikanë dhe pushtetarët e fuqishëm që faktikisht janë edhe nëntoka e Kosovës”, ka përfunduar Miftari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat