Qeveria e Haradinajt dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet t'i japin një epilog sa më të shpejt demarkacionit

Politika

Qeveria e Haradinajt dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet t'i japin një epilog sa më të shpejt demarkacionit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 nëntor 2017 Në ora: 17:52
ilustrim

Duke folur rreth asaj se a është reagimi i fundit i Ambasadës Amerikane për Demarkacionin me Malin e Zi edhe një shuplakë e rëndë për qeverinë Haradinaj dhe zhvlerësim i plotë i punës së Komisionit të ri për Demarkimin e kufirit, anëtari i LDK-së Bajram Gecaj konsideron se Ambasada Amerikane ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe në kohën kur Haradinaj ishte në opozite.

Sipas tij, për hir të marrjes së pushtetit opozita e atëhershme kishte krijuar një kauzë artificiale, ndërsa tani nuk dijnë si te dalin nga qorrsokaku në të cilin gjenden. “Duket se rrugën e vetme për zgjatjen e pushtetit e kanë zvarritjen e këtij procesi, diçka të cilën Ambasada Amerikane ua bëri të ditur se nuk është e tolerueshme”, ka thënë Gecaj.

Ndryshe politologu Faik Krasniqi ka thënë se zyrtarët e Bashkimit Evropian vazhdimisht janë duke bërë thirrje që sa më shpejt ta ratifikojnë Demarkacionin, në të kundërtën s'do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Image
Faik Krasniqi

Sipas tij, jo vetëm ambasada e SHBA-së, por këtë gjë e kanë përsëritur me dhjetëra herë edhe zyrtarët më të lartë të shtetit amerikan. “Me të drejtë janë të zhgënjyer edhe miqtë amerikanë. Prandaj, Komisioni i ri për shënimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, duhet të dalin sa më shpejt të dalin me konstatimet rreth punës së tyre, dhe ato t'ia paraqesin Qeverisë.

Nëse nuk ka të ''gjetura'' juridike, atëherë Qeveria e Kosovës është e obliguar që ta dërgojë në Kuvend dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës ta ratifikojnë sa më parë, në mënyrë që qytetarët e Kosovës ta fitojnë lëvizjen e lirë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Kosova nuk ka kohë të pres. Por nuk është e ndershme që edhe qytetarët të ngelin të izoluar shkaku i mosmarrëveshjeve të politikanëve. Qeveria e kryeministrit Haradinaj dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të japin një epilog sa më të shpejt kësaj çështje”, ka thënë politologu Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat