Fushata elektorale për balotazh, ky është vlerësimi i politologut Tahiri

Politika

Fushata elektorale për balotazh, ky është vlerësimi i politologut Tahiri

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 16 nëntor 2017 Në ora: 22:34
Ramush Tahiri

Pasi shumë komuna shkuan në balotazh në zgjedhjet e 22 tetorit, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 19 nëntor, ku qytetarët do të votojnë për kryetarin e ardhshëm për komunën e tyre.

Në ndërkohë partitë që kanë shkuar në balotazh po vazhdojnë më fushatën e tyre politike, duke shpalosur programet dhe duke bërë premtime para qytetarëve të komunave përkatëse.

E në shumë prej tubimeve shihen sallat e mbushura plot me simpatizantë të partive. Por, sa mund të përkthehen në vota ata që janë të pranishëm në tubime?

Për këtë, politologu Ramush Tahiri në një prononcim për gazetën “Bota sot” thotë se janë bërë koalicione të mëdha, ndërsa që sallat mbeten të njëjta.

Sipas tij, tubimet po bëhen dhe janë bashkuar edhe kundërshtarë të partive dhe kanë ndërruar argumentet.

“Po tash koalicionet në balotazh rreth njërit kandidat janë të mëdha ndërsa sallat mbeten po ato dhe duken të vogla. Është fundi i fushatës dhe tash organizohen të gjithë militantët dhe të gjitha strukturat partiake. Në spotet e paguara e kuptueshme se zgjidhet salla e mbushur. Pra një politikë populliste e zakonshme në kushtet e tranzicionit në Kosovë. Këto tubime tash i bëjnë të gjithë dhe në binë tash janë bashkë ata që dje ishin kundërshtar. Flasin po aq bindshëm e po aq zëshëm sa edhe më herët. Tash i kanë ndryshuar argumentet dhe u kanë ndërruar drejtim”, ka deklaruar Tahiri për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat