“BE-ja nuk i ka bërë presion Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve në Bruksel”

Politika

“BE-ja nuk i ka bërë presion Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve në Bruksel”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 16 nëntor 2017 Në ora: 22:53
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Alekradar Vuçiq

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka thënë sot në Bruksel  se në nivel të presidentëve është përshpejtuar dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë, analisti Faik Krasniqi ka thënë për Bota sot” se për Bashkimin Evropian me rëndësi është të nënshkruhen marrëveshjet, se a implementohën ato apo jo, nuk ka shumë rëndësi.

Image
Faik Krasniqi

“Sikur BE-ja të ishte e interesuar që ky dialog të ketë sukses, ato marrëveshje do ishin zbatuar deri më tani. Thjesht ishin harruar. Por kurrë nuk bëri as edhe presionin më të vogël ndaj Serbisë që marrëveshjet t'i zbatoj edhe në praktikë. Përkundrazi, Serbinë duke e përkëdhelur dhe Kosovën duke na diskriminuar. E shpërbleu me të gjitha. Ndihma financiare, liberalizim të vizave, statusin vendit kandidat për BE dhe shumë favore të tjera”, ka theksuar Krasniqi.

Po ashtu, ai ka shtuar se shqiptarët e Kosovës i mban akoma në izolim me kritere të pakuptimta.

“Prandaj është i pakuptimtë vazhdimi i dialogut pa u zbatuar ato marrëveshje të mëhershme, dhe mbi të gjitha pa e qartësuar të ardhmen e Kosovës sa i përket integrimeve evropiane. Hapi i parë drejt qartësimit do të ishte heqja e vizave për Kosovën, dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Në këtë mënyrë edhe dialogu do të kishte kuptim”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat