Mogherini “shuplakë” Haradinajt, në “momentin” e fundit, por ja si veproi dje me Serbinë!

Politika

Mogherini “shuplakë” Haradinajt, në “momentin” e fundit, por ja si veproi dje me Serbinë!

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 17 nëntor 2017 Në ora: 13:54
Takimi i Ramush Haradinajt me Federica Mogherinin dhe Johannes Hahn

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme ka udhëtuar për ne Bruksel, ndërsa sot ka zhvilluar takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dhe në takim isjhte i pranishëm edhe Komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

Por, jo gjithçka ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar. Në momentin e fundit, si duket Brukseli kishte përgatitur një “befasi” jo të mirë për Haradinajn.

Konferenca e përbashkët e Ramush Haradinajt, Federica Mogherinit, dhe Johannes Hahn e paralajmëruar për në orën 10 u anulua, siç u tha në momentin e fundit.

Në këtë konferencë, do të duhej që Haradinaj e Mogherini të njoftonin opinionin publik lidhur  me rrjedhën e takimit të Këshillit të MSA-së mes BE-së dhe Kosovës, ku takimet e këtij Këshilli në këtë nivel zhvillohen vetëm njëherë në vit

Deri më tani, shkaqet zyrtare të anulimit të kësaj konference nuk janë bërë të ditura. E vetmja arsye e dhënë nga burimet diplomatike të mediave për anulimin e kësaj konference, ishte “agjenda e ngjeshur”.

Kjo ishte vizita e parë e Haradinajt prej se mori postin e kryeministrit.

Image
Konferenca e përbashkët për media e kryeministres Serbe, Ana Brnabiq me Federica Mogherini dhe Johannes Hahn

Por, veprimi i Brukselit me anulimin e konferencës është mjaftë i dyshimtë, pasi tashmë dihet që vizita e Haradinajt ishte paralajmëruar që një kohë të gjatë, dhe agjenda e takimit veqse ishte paralajmëruar.

Ndërsa, vetëm një ditë më parë, Brukseli kishte sjellje tjetër ndaj kryeministres Serbe, Ana Brnabiq.

Pas takimit, që kjo e fundit kishte me Mogherinin e Hhan, Brukseli i kishte organizuar konferencën për media, ku të tre se bashku kishin mbajtur konferencë për media, ku u ishin përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat