Ambasadori amerikan nuk i zmbraps partitë politike për Demarkacionin

Politika

Ambasadori amerikan nuk i zmbraps partitë politike për Demarkacionin

Nga: Drilon Rrahmani Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 15:18
Ambasadori amerikan, Grieg Delawie

Deputetët e Vetëvendosjes, të AAK-së dhe ata të NISMA-s për Kosovën nuk i ka zmbrapsur as deklarata e fundit e ambasadorit amerikan, Grieg Delawie, i cili ka kritikuar komisionin e ri për Demarkacionin i udhëhequr nga ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi.

Delawie ditë më parë nëpërmjet një komenti në Twitter ka shkruar se deklaratat a anëtarëve të komisionit të ri për Demarkacionin gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Integrime Evropiane, ishin të pabazuara, çorientuese, dhe të gabueshme.

Por, për deputetët e këtyre partive politike thonë se janë të bindur se Kosova humb territor me versionin aktual të marrëveshjes së demarkacionit.

“Qëndrimi jonë për marrëveshjen aktuale të demarkacionit dihet prej kohësh. Ne nuk kemi asnjë arsye të ndryshojmë qëndrim karshi një marrëveshje të njëjtë”, thotë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për gazetën “Bota sot”.

Ajo thotë se veprim i parë i qeverise aktuale është dashur të jetë tërheqja nga versioni aktual i demarkacionit.

“Ne presim përfundimin e komisionit aktual. Dhe jemi të bindur që shumë shpejt do të vërtetohet humbja e territorit”, tha më tej deputetja Haxhiu.

Edhe nga Nisma për Kosovën kanë qëndrimet e njëjta për demarkacionin, ndërsa pë deklaratën e ambasadorit amerikan thonë se nuk e komentojnë.

 “Nuk i komentojmë deklaratat e Ambasadës. Ndërsa qëndrimi i Nismës lidhur me marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi vazhdon të mbetet i njejti. Ky version duhet të sillet në Kuvend dhe të rrëzohet me votat e deputetëve të Kuvendit. Pas kësaj hapen mundësitë për të filluar një proces të ri!”, tha për “Bota Sot”, deputetja Albulena Balaj-Halimaj.

Qëndrimet e njëjta i mbanë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

‘’Demarkacioni duhet te kryhet në marrëveshje me Malin e Zi duke pas parasysh  reagimin e komisionit qeveritar i cili ka per të ofruar një raport në qeverinë e Republikës së Kosovës. Ne po e presim raportin të cilin do t’ia dorzoj  komisoni Qeverisë, pastaj i kemi qëndrimit tjera, për momentin nuk kemi ndryshim të qëndrimeve tona’’, u shpreh për ‘’Bota Sot’’ shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat