Krasniqi: Dënimet e aktivistëve për ta mbuluar vrasjen e Deharit

Politika

Krasniqi: Dënimet e aktivistëve për ta mbuluar vrasjen e Deharit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 17 nëntor 2017 Në ora: 16:19
Pamje nga gjykimi

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë shpallur fajtorë në lidhje me sulmin që ka ndodhur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës gushtin e vitit të kaluar. Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka dënuar katër aktivistët e VV me 21 vjet burgim, për kryerje të veprës terroriste. Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Egzon Haliti 5 vjet, Frashër Krasniqi me 8 vjet burg, ndërsa, Adea Batusha është dënuar me dy vjet burg.

Këto dënime po shihen si montime politike nga analistët politikë.

Njohësi i çështjeve politike në vend Islam Krasniqi, ka thënë për “Bota sot” se  aktgjykimi i gjykatës, me të cilën dënohen 4 aktivistet e  VV-së, është një montim politik.

Image
Islam Krasniqi

Ai ka thënë se “politika po e masakron drejtësinë duke mos e lerë të lirë që të vendoset drejtësia, por  duke i futur duart në të për t’u mbuluar e vërteta”.

“Provat e siguruara e thonë të kundërtën, gjithashtu edhe një raport i FBI-të i shfajëson aktivistët e  VV-së, duke treguar së ata nuk janë kryesit e veprës penale apo terroriste, mirëpo gjykata vendosi të kundërtën, duke i etiketuar si kryes të veprës terroriste. Unë mendoj së ky aktgjykim ka ndarë drejtësi politike, sepse prokurorët e emëruar nga politika i shërbejnë politikës, jo drejtësisë, dhe si do të mundemi t’i besojmëkëtij sistemi të brishtë, ku në shumë raste kriminelet ndajnë drejtësi”, ka thënë ai.

Sipas Krasniqit, FBI nxori raportin se aktivistët, ishin të pafajëshëm, duke theksuar se vendimi u jep për ta mbuluar rastin e aktivistit Astrit Dehari dhe për ta dëmtuar VV si subjekt politik.

“Ata që e konsiderojnë vetën njeri dhe e dëshirojnë këtë vend, le të punojnë duke e respektuar Ligjin dhe të Drejtën, sepse dërguan provat në Amerikë që FBI-ja të thotë të vërtetën rreth administrimit të atyre provave, mirëpo FBI-ja nxori raportin së 5 aktivistët e VV-së ishin të pafajshëm.  Vendimi i gjykatës  është për ta  mbuluar vrasjen e  njërit prej aktivistëve  në burg, mirëpo edhe për ta njollosur  subjektin politik të VV-së një ditë para zgjedhjeve”, është shprehur Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat