Kadri dhe Hashim, Gjykata Speciale po vjen…

Politika

Kadri dhe Hashim, Gjykata Speciale po vjen…

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 17 nëntor 2017 Në ora: 17:12
Kadri Veseli, Hashim Thaçi, foto ilustrim nga Bota sot

E lindur në vitin 1953 gjykatësja nga Bullgaria, Ekaterina Trendafilova gjatë javës së ardhshme do të vizitoj për herë të parë Kosovën në cilësinë e Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës. U emërua Kryetare e parë e Dhomave të Specializuara më 14 dhjetor 2016. Ekaterina Trendafilova është juriste, akademike dhe thuhet se është gjykatëse e shquar nga Bullgaria, me përvojë të madhe në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare, të drejtës penale, të drejtës procedurale penale dhe të drejtat e njeriut.

Sigurisht se ardhja e saj nuk pritet mirë nga ata që “e kanë mizën nën kapelë”. Kësaj, ia shtojmë edhe deklaratën e Zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit se Gjykata Speciale nuk duhet t’i zë të pa përgatitur. Me drithëruese e bën edhe fakti se Gjykata Speciale ka konfirmuar se askush nuk do të këtë imunitet ndaj këtyre akuzave.

Target i Gjykatës Speciala pritet të jetë SHIK-u, respektivisht njerëz rreth saj e që sot janë pjesë e PDK-së, dhe ndonjë partie tjetër më pak e  prekur. Bizneset që aktualisht përfitojnë nga tenderët publikë, sipas Inteligjencës amerikane të KFOR-it, kanë mbajtur gjallë Shërbimin Informativ të Kosovës që agjentët e kësaj njësie e përshkruajnë si polici të PDK-së, Veseli është i pari në SHIK dhe është i lidhur në mënyrë të fuqishme me Hashim Thaçin. Ndërsa Reçica është numër dy në hierarkinë e SHIK-ut, thekson raporti i amerikanëve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat