Mos bërja e koalicionit LDK-LVV - favorizon partitë-banda, PDK-AAK

Politika

Mos bërja e koalicionit LDK-LVV - favorizon partitë-banda, PDK-AAK

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 17 nëntor 2017 Në ora: 17:32
Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Klisheja se ne bëjmë koalicion me elektoratin, është një sllogan, që nuk thotë asgjë. Pazaret e koalicioneve, derisa llogaritën të ligjshme, ato sjellin përfitime reciproke, qoftë në mbështetje me partitë në konkurrencë, qoftë me ndarje të pushtetit, qendror apo lokal, komunal. 

Në zgjedhjet e fundit, elektorati i Kosovës, ka bërë një hap para. Ai ka ndëshkuar njërën na partitë-banda, kryesuesen e "klanit Pronto", PDK-në. Por, goditja e këtij klani mafioz, i cili e ka sjellur shtetin e Kosovës në buzë të greminës, mund të goditej edhe më shumë, nëse LDK-ja me LVV-je, do të koaliciononin në të gjitha rastet, ku ndeshën këto parti me PDK-në-bandë.

Dhe, kjo do të ndodhte për faktin se votat e tyre të bashkuara, do ta mundnin, madje, në të gjitha përballjet, e njërës apo tjetrës, me PDK-në e "Prontos". Edhe në Mitrovicë, PDK-ja "do të dilte me bisht ndër shalë", nëse do ta përkrahnin AKR-në e Agim Bahtirit.

Dobësimi, mundja, largimi nga pushteti lokal i bandës të PDK-së, do ta përafronte mundësinë, për goditjen e saj në pushtetin qendror edhe të partisë tjetër bandë-AAK-së. Sepse, partitë-banda, PDK-ja dhe AAK-ja, janë kanceri i Kosovës, ngaqë ato sabotuan luftën; shumëzuan numrin e jetimëve në Kosovë, duke i vazhduar krimet e Millosheviçit; veshën në zinë e përjetshme qindra familje të viktimave dhe mijëra të tjera, të lidhura më këto familje. Bandat e këtyre dy partive, vranë ushtarakët luftë bërës të FARK-ut dhe veprimtarët e partisë-lëvizje gjithë-poullore, LDK-së, e cila bëri luftën dhe paqen.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat