"Hipokrizi e Haradinajt të kërkojë nga SHBA-ja përshirjen në dialog, gjersa është kundër qëndrimit të tyre për demarkacion"

Politika

"Hipokrizi e Haradinajt të kërkojë nga SHBA-ja përshirjen në dialog, gjersa është kundër qëndrimit të tyre për demarkacion"

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 18 nëntor 2017 Në ora: 22:46
Haradinaj- Mogherini

Konferenca e paraparë të mbahej dje në mes të shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, dhe kryeministrit Ramush Haradinaj është anuluar. Sipas raportimeve në media shefja e BE-së ka lëshuar takimin sepse ishte revoltuar me Haradinajn, pasi kishte kërkuar rol kyç të SHBA-së në dialog.

Përkundër që Haradinaj, i ka mohuar këto raportime duke thënë se arsyeja e mbajtjes së konferencës ka qenë zgjatja e takimeve, të cilat morën kohën e paraparë edhe për konferencë.

Por, analistët politikë kundërshtojnë një deklaratë të atillë, duke thënë se insistimi i Haradinajt që në dialog me Brukselin të futet edhe SHBA-ja ka ndikuar në frustimin e Mogerinit dhe anulimin e konferencës.

Analisti politik,  Faton Mehmeti, thotë se Kryeministri duke qenë në “hall” me demarkacion të vetmen shpresë e kërkon tek SHBA-ja.

Image
Faton Mehmeti

Sipas Mehmetit, është hipokrizi të kërkojë nga SHBA-ja përshirjen në dialog, gjersa është kundër qëndrimit të tyre për demarkacion.

“Duke qenë në hall të madh me demarkacionin, të vetmën shpresë po e kërkon tek SHBA-ja. Prandaj, kryeminstri Harafinaj po kërkon me insistim që në dialog në Bruksel të futen SHBA. Kjo edhe ndikoi në frustimin e Mogerinit dhe anulimin e konferencës së përbashkët. Gjithashtu, kërkesa e Ramushit që Serbia dhe Kosova të jenë të barabarta në bisedimet, që do devijonte në vijat e trasha të bisedimeve të deritashme ishte kërkesë e pa kordinuar nga Mogerini. Por, është hipokritzi nga ana e Ramushit që të kërkojë përshirjen e SHBA-së në bisedime, derisa është kundër qëndrimit të tyre për demarkacionin. E vetmja brengë e Ramushit është që demarkacioni mos ta rrëzojë nga pushteti, duke ia hedhur përgjegjësinë SHBA po mundohet të shfajësohet për dështimin e vet”, pohon Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat