Kërkohet heqja e balotazhit, duhet një reformë e sistemit zgjedhor

Politika

Kërkohet heqja e balotazhit, duhet një reformë e sistemit zgjedhor

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 19 nëntor 2017 Në ora: 14:55
Ilustrim

Sot në vendin tonë po zhvillohet balotazhi i zgjedhjeve lokale në 19 komuna për të zgjedhur  kryetarët e Komunave.  Por, po ashtu sot është kërkuar që zgjedhjet dy - rundshe lokale të hiqet dhe të bëhet reformë e sistemit zgjedhor, si dhe të klasës politike.

Politologu Gurakuç Kuçi, ka thënë për “Bota sot” se sistemi zgjedhor në Kosovë ka nevojë për një ndryshim dhe një reformim thelbësorë.

Image
Gurakuç Kuçi

“Ka nevojë për një reformim dhe ndryshim thelbësor në sistemin zgjedhor, dhe me ketë proces duhet të hiqet balotazhi, por jo në mënyrë arbitrare vetëm po e heqim. Ky sistem i tanishëm zgjedhor  nuk është mëvalid dhe i ka dalë afati”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka theksuar se duhet të krijohen shumë zona zgjedhore në Kosovë si për zgjedhje të përgjithshme ashtu edhe lokale.

“Tëketë një sistem gjysmë-mazhoritar dhe votuesi me kandidatin të lidhet drejtpërdrejt. Kështu do sqarohej edhe se kush çka përfaqëson ku tëkërkojmëllogaridhënie mbajtja e premtime do rritej e me të edhe përgjegjësia. Dhe kjo e bën të pa nevojshëm sistemin dy-raundësh zgjedhor apo siç njihet ndryshe balotazhin. Sepse kështu kemi një sistem proporcional por i keq për shoqërinë e cila e ka kaluar fazën krahinore dhe i dëmshëm për demokracinë”, ka deklaruar Kuçi .

Për më tepër, Kuçi ka thënë se pastaj të hiqej balotazhi sepse është bërë vetëm tregti sharlatanësh dhe fyerje e inteligjencës sonë.

“Me këtë ka nevojë reformimi edhe KQZ-ja dhe do imponoheshin edhe një varg ligjesh tjera si ai për qeverinë dhe kuvendin. Por këto veprime janë shumë demokratike për autokratët dhe uzurpokratët e partive tona politike pa përjashtim. Pra kemi nevojë për reformë edhe në klasën politike”, ka përfunduar Kuçi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat