Avokati Tomë Gashi tregon çka i pret ata që vjedhin e keqpërdorin vota

Politika

Avokati Tomë Gashi tregon çka i pret ata që vjedhin e keqpërdorin vota

Nga: Arbnore Zhushi Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 15:57
Avokati Tomë Gashi

Sot në Kosovë, po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Balotazhi po zhvillohet në 19 komuna të Kosovës, pasi nuk kryetarët në këto komuna, nuk u zgjodhen në rrethin e parë të zgjedhjeve, që u mbajtën më 22 tetor.

Sipas organizatës joqeveritare “Demokracia në Veprim”, edhe këto zgjedhje po përcillen me parregullsi si votimi familjar, fotografimi i votës, asistimi i votuesve dhe prania e personave të paautorizuar në qendrat e votimeve.

Në këto zgjedhje në media ështa raportuar edhe për thyerje të heshtjes zgjedhore nga përfaqësues të subjekteve politike dhe “trenin bullgar”.

Duke komentuar në lidhje më këtë çështje, avokati Tomë Gashi, ka thënë se çdo keqpërdorim do të dënohet.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka theksuar se prokurorët ka inicuar veprime konkrete në rastet që ka pasur fakte.

“Po natyrisht se nëse kryehen këso dukurish, këto janë të parapara me Kodin Penal Civil dhe për këtë sigurisht prokurori ka inicuar veprimet konkrete nëse ka pasur fakte. Kemi pasur deklaratën e kryeprokurorit Imer Beka, i cili ka thënë se çdo keqpërdorim do të dënohet, ndërsa sa i përket asaj se sa mund të dënohet dikush për keqpërdorim të drejtës së votës, kjo është e përcaktuar me Kodin Penal”, është shprehur avokati Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat