Flet analisti politik: Këto dy komuna janë befasia e zgjedhjeve

Politika

Flet analisti politik: Këto dy komuna janë befasia e zgjedhjeve

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 19 nëntor 2017 Në ora: 23:57
Zgjedhjet ne Kosove

19 komunat e Kosovës kanë votuar sot për zgjedhjet e raundit të dytë.

Në balotazh ishin Prishtina, Prizreni, Gjilani, Gjakova, Podujeva, Kamenica, Istogu, Dragashi, Klina, Mitrovica, Rahoveci, Ferizaj, Vushtrria, Kllokoti, Parteshi, Shtimja, Malisheva, Kaçaniku dhe Obiliqi.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në balotazhin e 19 nëntorit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar katër komuna (Gjilanin, Istogun, Vushtrrinë dhe Podujevën), Lëvizja Vetëvendosje, është fituese në Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur t’i marrë vetëm katër komuna (Ferizajin, Dragashin,Kaçanikun dhe Shtimen), kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në Gjakovë, Klinë, Obiliq, Rahovec, dhe Suharekë, ndërsa AKR-ja dhe Nisma për Kosovën, kanë marrë vetëm nga një komunë, përkatësisht Mitrovicën (AKR) dhe Malishevën (Nisma).

Duke komentuar rezultatet e balotazhit të 19 nëntorit, analistët politikë thonë se gara e ngushtë ashtu siç ishte pritshme  ishte në Prishtinë.

Analisti politik, Leon Duhanaj, ka thënë për “Bota sot” se befasia e zgjedhjeve është Mitrovica dhe Klina.

Duhanaj nuk ka dashur të japë një koment rreth partisë se cila ka shtrirje më të madhe komunale, mirëpo ai ka shtuar se zgjedhjet e balotazhit janë matje në mes dy kandidatëve dhe aleatëve të tyre.

Sipas tij, zgjedhjet  tashmë duhet të largohen nga rendi i ditë dhe politike të merret me problemet e qytetarëve.

Image
Leon Duhanaj

“Edhe pse jo zyrtare dhe definitive, në rezultatet e para, shihen disa befasi. Kanë qenë disa komuna, ku gara është përceptuar e ngushtë dhe ashtu edhe ka dalë në realitet, si: gara për Prishtinën, apo edhe si e papritshme si ajo e Gjilanit. Megjithatë, befasi ka p.sh: në Mitrovicë, shumica e ka pritur ndryshimin, apo befasia në Klinë, ku sipas të gjitha gjasave ndryshimi në qeverisje tashmë ka ndodhur. Të them të drejtën, në këto zgjedhje, e sidomos në balotazh, personalisht kam preferuar të mbetem mbrojtës i paanshëm dhe përpos në nuanca minimale, nuk kam pasur as preferenca të caktuara. Sido që të jetë, zgjedhjet e balotazhit, janë matje në mes dy kandidaturave dhe aleatëve të tyre. Thuhet se çdo popull, meriton qeverinë që ka dhe kjo është më se e vërtetë. Populli është sovrani. Ai e ka thënë fjalën e vet për secilën komunë veç e veç dhe ashtu duhet të aceptohet. Mirë është që sa më parë, tema zgjedhje të largohet nga rendi i ditës dhe politika të merret me problemet reale të qytetarëve”, ka thënë Duhanaj për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat