"Drejtësia selektive" për katër aktivistët e dënuar të Vetëvendosjes

Politika

"Drejtësia selektive" për katër aktivistët e dënuar të Vetëvendosjes

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 20 nëntor 2017 Në ora: 21:56
Seanca gjyqësore, shpallja e aktgjykimit

“Pra, parimisht ky gjykim lë shumë për t'u dyshuar, sepse del të jetë selektiv, në krahasim me veprat e shumta të krimit, siç ishin grabitjet e Dhomave të Dëshmisë në Prishtinë, e në Pejë që janë vepra njëqind herë më të rënda dhe njëmijë herë më konkrete për t'u hetuar, mirëpo që janë heshtur! Pra, kjo tregon se drejtësia në Kosovë është e instrumentalizuar”, është shprehur analisti Skënder Zogaj për gazetën “Bota sot”.

Katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë dënuar të premten për terrorizëm me 21 vjet e gjashtë muaj burg.

Gjykata Themelore shqiptoi dënimet për Atdhe Arifi, 6 vjet burgim, Adea Batusha 2 vjet burgim, Frashër Krasniqi 8 vjet burgim dhe Egzon Haliti 5 vjet e 6 muaj burgim. Ata u dënuan si të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës  

Menjëherë pas vendimit, deputeti Frashër Krasniqi reagoi duke thënë se rasti është i montuar për terrorizëm dhe se për këto gjykime, sipas tij kriminelët do të mbajnë përgjegjësi para ligjit dhe para historisë.

Ndërsa, avokati Tomë Gashi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se dënimi i aktivistëve të Vetëvendosjes nga ana e Gjykatës Themelore është bërë me qëllim për të fshehur vrasjen e Astrit Deharit në qendrën e Paraburgimit në Prizren.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat