Kosova një hap para drejt paditjes së Serbisë për dhunimet e kryera gjatë luftës

Politika

Kosova një hap para drejt paditjes së Serbisë për dhunimet e kryera gjatë luftës

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 20 nëntor 2017 Në ora: 22:00
ilustrim

A. S (emër i njohur për redaksinë), e dhunuar e maltretuar në luftën e fundit në Kosovë, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për ndarjen e pensioneve mujore si kategori e dalë nga lufta e fundit në Kosovë. Pas këtij hapi, ajo pret që të bëhet edhe më shumë në sensibilizimin që sa më shumë gra të dhunuara të verifikohen dhe të bëhet diçka më shumë që Serbia të paditet për dhunimet që i ka bërë në Kosovë.

Viktimat e dhunës seksuale të luftës se fundit në Kosovës do të marrin pensione prej 230 euro në muaj, ani pse organizatat që kanë bërë verifikimin e tyre dhe vetë qendra për rehabilitimin e të mbijetuarve nga tortura kishin kërkuar që kjo shumë te jetë nga 300 euro në muaj.

Një ish grua e dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, e që vjen nga rrethi i qytetit të Mitrovicës ka thënë për “Bota sot” se është tejet e kënaqur, që Qeveria më në fund i ka marrë seriozisht kërkesat e tyre. 

Ajo ka kërkuar që të bëhet edhe më shumë në sensibilizimin që sa më shumë gra të dhunuara të verifikohen dhe të bëhet diçka më shumë në këtë drejtim duke theksuar që Serbia të paditet për dhunimet që i ka bërë në Kosovë. 

“Nuk dua të tregoj nëse kanë bërë mirë apo keq me këtë shumë që kanë vendosur të ndajnë, por  për një gjë jam e sigurt se kanë bërë gjënë e duhur që kanë vendosur të na përkrahin në këtë mënyrë. Nuk janë mjaft 230 euro sepse vuajtjet tona që i kemi përjetuar dhe që i kemi tani nuk paguhen me asnjë çmim, por mund të them se është bërë diçka për neve...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat