“Rezultati mund të përmbyset në Prishtinë”, ja kush e vendos fituesin

Politika

“Rezultati mund të përmbyset në Prishtinë”, ja kush e vendos fituesin

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 20 nëntor 2017 Në ora: 22:13
Zgjedhjet në Kosovë

19 komuna të Republikës së Kosovës shkuan në balotazh, pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura me 22 tetor.

Kandidatët garuan në balotazh në raundin e dytë me 19 nëntor, ku rezultatet nxorën fitues, por në disa komuna me rezultat shumë të ngushtë dhe që pritet edhe numërimi i votave me kusht dhe me postë, për të parë nëse do të ketë ndryshim të rezultatit.

Vëmendja më e madhe është tek Komuna e Prishtinës, por një rezultat i ngushtë është edhe në komunën e Prizrenit dhe atë të Istogut.

Sa i përket Prishtinës, në garë janë Arban Abrashi nga LDK dhe Shpend Ahmeti nga VV, ku ky i fundit është fitues. Në Prizren fitues është shpallur Mytaher Haskuka nga VV, që ka qenë në garë me Shaqir Totaj nga PDK, ndërsa në Istog fitues është shpallur Haki Rugova nga LDK, që ka qenë në garë me Gani Dreshaj nga AAK.

Por, sa ka mundësi që në këto komuna të përmbyset rezultati i zgjedhjeve.

Analisti Faton Mehmeti në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se e gjitha varet nga votat e diasporës.

Image
Faton Mehmeti

“Në dy komunat më të mëdha në vend do vendosë diaspora se kush do të udhëheqë, pra votat e diasporës dhe ato me kusht. Një situatë e tillë tregon për garë të fortë në Prishtinë dhe Prizren, derisa edhe ne Istog është garë e fortë. Votat e diasporës mund të përcaktojnë fituesin në Prishtinë dhe Istog, derisa në Prizren nuk besoj se mund të ndryshojë diçka rrënjësore”, ka vlerësuar ai.

Sipas tij, rezultati edhe mund të përmbyset në komunat ku rezultati është shumë i ngushtë. “Si asnjëherë më parë këto zgjedhje në balotazh treguan për reflektim të partive politike për të sjellë kandidatë të fortë dhe të cilët e bën garën të tillë. Gjithsesi ka mundësi të përmbyset rezultati, që do ishte edhe një mesazh për politikën që çdo votë ka vlerë dhe pa u numëruar edhe vota fundit askush nuk është as fitues e as humbës”, ka deklaruar Mehmeti për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat