Çka ndikoi në rikthimin e LDK-së?

Politika

Çka ndikoi në rikthimin e LDK-së?

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 21 nëntor 2017 Në ora: 10:07
LDK, fushata

Më 22 tetor u zhvillua raundi i parë i zgjedhjeve komunale në Republikën e Kosovës, ku nga 38 komuna të mbajtura 19  shkuan në raundin e dytë te zgjedhjeve.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, fituese e padiskutueshme u shpall Lidhja Demokratike e Kosovës me 5 komuna të fituara, atë të Istogut, Pejës, Fushë Kosovës, Lipjanit dhe Vitisë dhe shkoi në balotazh në shumicën e komunave të Republikës së Kosovës, si në Prishtinë, Podujevë, Istog, Kamenice, Gjilan, Suharekë, Obiliq, Ferizaj dhe në Vushtrri.

Ajo u rendit e para si për nga numri i votave, ashtu edhe për nga numri i komunave të fituara pa balotazh.

Tashmë, populli e kishte bërë kthesën e madhe, atë të rikthimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas raundit të parë të zgjedhjeve komunale, u mbajt raundi i dytë, aty ku Lidhja Demokratike e Kosovës garonte në shumë komuna me shpresë që do të merrte pushtetin komunal fuqishëm.

Nga balotazhi që u zhvillua më 19 Nëntor, Lidhja Demokratike e Kosovës arriti përsëri të renditej e para duke i fituar fuqishëm Podujevën, Istogun, Gjilanin dhe pa diskutim përmbysja e madhe ndodhi në Vushtrri ku për 13 vite ka udhëhequr Partia Demokratike e Kosovës e tani primatin e ka LDK me kryetar Xhaver Tahiri.

Gaxherri: LDK do të  prijë  edhe në zgjedhjet nacionale që do të organizohen vitin e ardhshëm

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Besa Gaxherri ka thënë për ‘’Bota sot’’ se për këtë rikthim të fuqishëm të LDK-së ka ndikuar reformimi që ka filluar të bëhet brenda saj.

Image
Besa Gaxherri

“ Profesionalizmi, korrektësia, puna me duar të pastra të kryetarëve që kanë qenë, dhe i aspirantëve për kryetar komunash, e që tani udhëheqin me shumicën e komunave në territorin e Republikës së Kosovës, duke e vërtetuar qartë se alternativa e vetme për qytetarët e Kosovës është LDK-ja. Pra, neve na pret një punë shumë e madhe, jemi të vetëdijshëm për këtë dhe po punojmë çdo ditë. Shumë shpejt më saktësisht vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje nacionale, sepse qeveria aktuale ka shumë pengesa dhe nuk po ka progres në integrime evropian, mosformimi i ushtrisë së  Kosovës, mos integrimi në Interpol, Europol bëjnë që kjo qeveri t’i numërojë  ditët e fundit në ekzekutiv. Kjo është qeveri e dëmshme e pakicës shqiptare, dhe ajo çfarë dinë të bëjë qeveria Haradinaj është vetëm emërimi i panumërt i zëvendësministrave’’ ka thënë deputetja Besa Gaxherri për ‘’Bota sot’’.

Mehmeti: Elektorati dëshiron frymë të re, njerëz të ri dhe mentalitet të ri qeverisës

Analisti politik, Faton Mehmeti në prononcim për “Bota sot” , ka thënë se populli po kërkon të pensionohen disa e që t’iu hapet rruga të rinjve, të cilët  janë e vetmja shpresë për të ndryshuar gjendjen e rëndë në vend.

Image
Faton Mehmeti

“Tashmë, po shihet qartë se elektorati dëshiron frymë të re, njerëz të ri dhe mentalitet të ri qeverisës. Natyrisht se të rinjtë e ardhur në LDK, por edhe Vjosa Osmani që ishte, ka ndikuar në rritjen e besimit në LDK. Prandaj, që nga sot LDK-ja duhet të fillojë reformat për t’i dorëzuar fronin gjeneratës se re, vetëm kështu mund të ketë shtim të numrit te votave, rrjedhimisht të fitimit të përgjegjësive të reja në LDK. Lidhja Demokratike e Kosovës,  nuk duhet të kënaqet me rastin që në zgjedhje lokale doli e para, ajo duhet të përmirësojë gabimin  aty ku humbi dhe të para përgatitet për zgjedhje të përgjithshme’’ ka  vlerësuar Mehemti.

Çka ndikoi në rikthimin e LDK-së?

Image
Nexhat Haziri

Njohësi i çështjeve politike, Nexhat Haziri, ka thënë për ‘’Bota sot’’ se ky rezultat i LDK-së duhet t’i shërbejë asaj për një reflektim strukturor dhe programor, në mënyrë që kjo parti të formojë rolin e vet në skenën politike dhe të jetë e gatshme që të përballet me sfida jo të lehta që i ka vendi.

“Natyrisht se në këto zgjedhje ka ndikuar edhe fryma e re, e cila u krijua në ketë subjekt politik, hapja ndaj kuadrove te reja siq ishin prurjet e fundit parlamentare të 11 qershorit siç janë  Lumir Abdixhiku, Driton Selmani,Visar K.Berisha dhe gjithashtu hapësira e re e cila ju krijua znj.Vjosa Osmani bëri që LDK-ja ta kthejë  besimin për qytetarët e Republikes së Kosovës, se për këtë vend ka shpresë dhe ditë të mira do të vijnë’’ka cilësuar Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat