“Serbia nuk mund ta ndalë formimin e ushtrisë së Kosovës”

Politika

“Serbia nuk mund ta ndalë formimin e ushtrisë së Kosovës”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 29 nëntor 2017 Në ora: 16:22
FSK

Çështja aktuale e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës duket se do të mbetet vetëm si ide pasi që përfaqësues nga Amerika vendi mik i Kosovës kanë deklaruar se transformimi i FSK-së në FAK të bëhet me ndryshimin e Kushtetutës, dhe me pajtimin e pakicave.

Zyrtarët e Kosovës janë zmbrapsur nga plani për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcë të Armatosur përmes miratimit të një ligji të veçantë, derisa çështja e formimit të Ushtrisë se Kosovës nuk u diskutua e as nuk u përmend fare në mbledhjes e përbashkët të dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.

Anëtari i Lidhjes Demokratike te Kosovës (LDK) Bajram Gecaj ka thënë se Serbia nuk do të mund të ndalojë formimin e ushtrisë se Kosovës.

“Serbia nuk do të mund të ndaloj formimin e ushtrisë se Kosovës. Megjithatë edhe yryshet si ai i fillim vitit i Presidentit nuk e ndihmojnë fare ketë çështje. Kjo është një çështje e cila duhet të koordinohet më të gjitha pjesët e shoqërisë kosovare, por posaçërisht me SHBA-në,  NATO-n dhe partnerët tjerë të rëndësishëm perëndimorë”, ka thënë Gecaj.

Ndërsa përse nuk është diskutuar formimi i Ushtrisë se Kosovës në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Gecaj ka thënë se për një gjë të tillë duhet të pyetet vetë Qeveria Haradinaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat