Rreziku rus, Kosova të reflektojë pas kërkesës së Tillerson

Politika

Rreziku rus, Kosova të reflektojë pas kërkesës së Tillerson

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 30 nëntor 2017 Në ora: 15:51
Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ditë më parë ka shprehur shqetësimin e tij, duke i bërë lutje shteteve te Ballkanit Perëndimor që t’i tejkalojnë armiqësitë mes tyre mënyrë që të shmanget rreziku rus në rajon. Por a duhet që edhe partitë në Kosovë, të marrin parasysh këtë mesazh nga SHBA-të në mënyrë që të jenë unike për çështjet të rëndësishme siç është demarkacioni, kjo mbetet të shihet në ditët në vijim.

Image
Faton Mehmeti

Analisti politik Faton Mehmeti, duke folur rreth kësaj çështje ka thënë për “ Bota sot” se mesazhi i sekretarit Tillerson duhet të merret seriozisht, dhe se Institucionet në Kosovë duhet patjetër që të reflektojnë në politikat e sigurisë dhe zhvillimore.

Ai ka thënë se rroli i Rusisë në Ballkan po synohet të rritet, andaj duhet që Kosova doemos të jetë e vëmendshme në këtë aspekt.

Sipas tij, hartimi i një projekti është i domosdoshëm nga ana e Kosovës, në prani edhe të Shqipërisë dhe SHBA, për rrugën që synon të ec Kosova drejt cakut të saj.

“Ky projekt nacional duhet të ngërthej të gjithë akterët politik të vendit dhe shoqërinë civile. Kjo nënkupton edhe unifikimin për demarkacionin, andaj Kosova duhet të unifikojë qëndrimet e saja në harmoni me SHBA-në. Kosova është pikë reference për SHBA-në andaj Kosova s’duhet të humbas këtë privilegj madje edhe do duhej që t'i përgjigjet mesazhit dhe qëndrimit të SHBA-së”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat