Krasniqi: Qeveria nuk ka buxhet t’i mbulojë shpenzimet për të akuzuarit e Gjykatës Speciale

Politika

Krasniqi: Qeveria nuk ka buxhet t’i mbulojë shpenzimet për të akuzuarit e Gjykatës Speciale

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 2 dhjetor 2017 Në ora: 14:43
Ilustrim

Qeveria e Kosovës të premten ka marrë vendim që t`i mbulojë shpenzimet për personat, të cilët do të akuzohen nga Gjykata Speciale.

Analisti Islam Krasniqi e ka mirëpritur këtë vendim të Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen e qytetarëve, të cilët mund të akuzohen nga Gjykata Speciale.

Image
Islam Krasniqi

Lidhur me këtë, Krasniqi ka thënë se një pjesë e këtyre personave, të cilët mund të akuzohen nga kjo Gjykatë ndoshta nuk kanë mundësinë t`i mbulojnë këto shpenzime dhe se Qeveria duhet t`ju dalë në mbrojtje në këtë aspekt.

“Është një vendim i qëlluar për mbrojtjen e çlirimtarëve nga akuzat e Serbisë, sepse një pjesë e të akuzuarave ndoshta nuk kanë edhe mundësi që t’i mbulojnë shpenzimet e veta. Institucionet e Republikës së Kosovës nuk është dashur ta pranonin një gjykatë të tillë fare, mirëpo ajo tash ka ndodhur dhe duhet qeveria t’iu dalë në mbrojtje të paktën në një aspekt”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka shtuar se procedurat për Gjykatën Speciale janë të kushtueshme dhe se Qeveria e Kosovës nuk ka buxhet të mjaftueshëm për t’i mbuluar.

“Qeveria e Kosovës nuk ka buxhet të mjaftueshëm se këto procedura janë shumë të kushtueshme, por është edhe e obliguar që ta bëjë një zgjedhje për ta, sepse ajo ju ka premtuar qysh kur i ka detyruar deputetët që të votonin kundër vullnetit të tyre, me qëllim të ratifikimit të dhomat e posaçme”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat