Zëvendësministri i Punëve të Jashtme tregon kur do të procedohet demarkacioni

Politika

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme tregon kur do të procedohet demarkacioni

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 2 dhjetor 2017 Në ora: 23:54
Ilustrim

Marrëveshja e demarkimit të Kosovës me Malin e Zi vazhdon të mbetet pezull edhe nga qeveria aktuale.

Edhe pse, kryeministri ka thënë se së shpejti demarkacioni do të dërgohet për votim në kuvend, një datë e saktë nuk është treguar nga ai.

Ndërsa në anën tjetër, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se konsensusi për çështjen e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi pritet të arrihet në fillimin e vitit të ardhshëm. Po ashtu Hoxhaj ka thënë se Demarkacioni është çështje e shpikur.

Duke folur rreth kësaj deklarate, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë për “Bota sot” se demarkacioni vazhdon të shqyrtohet nga qeveria.

Image
Anton Berisha

Berisha nuk ka dashur ta komentojë më tepër deklaratën e zëvendëskryeministrit Hoxhaj, duke shtuar vetëm se pas qeveria do ta bëjë vlerësimin pas dorëzimit të raportit nga ana e komsionit për demarkacion.

“Demarkacioni është një çështje që është duke e shqyrtuar qeveria. Është formuar Komisioni i cili duhet t’i dorëzojë  Raportin qeverisë dhe vetëm pasi të kemi përmbajtjen e raportit mund të flasim për vlerësimin e çështjes”, ka pohuar Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat