“Lufta” e Kadri Veselit me njerëzit e Hashim Thaçit brenda PDK-së

Politika

“Lufta” e Kadri Veselit me njerëzit e Hashim Thaçit brenda PDK-së

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 4 dhjetor 2017 Në ora: 07:47
Kadri Veseli, Hashim Thaçi

Rënia drastike e PDK-së në zgjedhjet lokale dhe tentimi i Kadri Veseli që të largojë nga partia njerëzit e ngushtë të presidentit, Hashim Thaçi për të futur njerëzit e vet të dëgjueshëm për të përforcuar pozitën e tij, çon këtë subjekt politik dhe në përçarje dhe në rrezik që ajo të shndërrohet një OJQ. Kështu së paku mendojë analistët.

Kryetari i PDK-së, Veseli në një emision televiziv ka thënë se disa persona brenda këtij subjekti politik po mendojnë se ata janë të pazëvendësueshëm.

Për këtë deklaratë, analistët politik thonë se nëse Veseli largon nga PDK, disa njerëz të fuqishëm, atëherë kjo partitë politike mund të ndahet në dy grupe.

Image
Jeton Kelmendi

“Tashmë po shihet qartë se ai ka filluar një luftë të brendshme për të eliminuar ekipin e paraardhësit së tij, Hashim Thaçi që dikur kanë qenë shok të ngushtë. Kjo tregon se Kadri Veseli do t’i eliminojë njerëzit e Thaçit dhe nuk ndjeu keq ardhje për atë që e tha mbrëmë që i ka eliminuar disa nga figurat kyçe të kësaj partie”, tha për “Bota sot”, analisti Jeton Kelmendi.

Sipas tij, këto figura janë Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

Por sipas tij, kjo mund ta çojë PDK-në drejt një humbje të thellë.

“Unë mendoj se PDK-ja edhe kështu siç ka filluar në këtë të ashtuquajtur reformë për të sjell njerëz të ri që janë krejt amator, njerëz kinse të modernizimit, PDK-ja ka rrezik të mbetet në një OJQ. Shtoja faktin nëse Thaçi tenton të rikthehet përsëri në parti, atëherë do të ketë luftë gladiatorësh mes Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, tha Kelmendi.

Loja e Veselit

Image
Hidajet Ahmeti

Edhe analisti Hidajet Ahmeti thotë se kreu i kuvendit ka ndërmend që të forcojë pozitën e tij brenda PDK-së.

“Përmes këtyre zgjedhjeve të brendshme, Kadri Veseli po mundohet ta fuqizoj vetën duke larguar njerëzit e Hashimit Thaçit, e duke ofruar njerëz me besnik të tij. Kjo lojë e Kadri Veselit  nuk do të sjellë rezultate të pritura, pasi që një lojë e tillë mund të krijoj polarizime brenda PDK-së dhe potencialisht do të prodhoj përçarje brenda këtij subjekti”, thotë Ahmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, pas zgjedhjeve lokale PDK-ja është në një krizë të brendshme dhe domosdo duhet të reflektoj karshi kësaj krize të thellë që e ka kapluar  në kontinuitet.

Qëllimi kryesor i Kadri Veselit

Image
Faton Mehmeti

Nga ana tjetër, analisti Faton Mehmeti thotë se qëllimi i kryesor i Veselit është që të shndërrojë PDK-në në pronë të tij.

“Mendoj se tani Kadri Veseli do të filloj grushtin brenda PDK-së, duke marr shkak edhe nga disfata nga zgjedhjet e fundit. Veseli do mundohet të shkul  rrënjët e Thaçit në PDK, për t'i siguruar vetes komoditetin dhe njëkohësisht duke hequr oponentët e tij serioz. Deklarata e djeshme shpreh synimet e Veselit për të ven dinastinë në PDK. Veseli do të vë brenda PDK-së servilët dhe të dëgjuarit e vet për të shndërruar partinë në pronë të tij. Andaj, nuk besoj se Veseli ka qëllim reformimin, por uzurpimin e partisë”, u shpreh Mehmeti për “Bota sot”.

Ndryshe, pas rezultateve të zgjedhjeve lokale ku PDK-ja doli humbësja më e madhe e zgjedhjeve, në këtë subjekt politik kanë paralajmëruar se do të mbahen zgjedhje të brendshme partiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat