Deputetja e VV-së flet për dërgimin e demarkacionit në Kuvend: Haradinaj ndryshoi qëndrim në postin e kryeministrit

Politika

Deputetja e VV-së flet për dërgimin e demarkacionit në Kuvend: Haradinaj ndryshoi qëndrim në postin e kryeministrit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 4 dhjetor 2017 Në ora: 16:09
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të së hënës pas dëgjimit të raportimit nga Komisioni për Shënjimin dhe Mirëmbajtën e Kufirit, lidhur me punën e komisionit të udhëhequr nga Murat Meha, e ka miratuar këtë raport, dhe bashkë me Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ka vendosur për ta proceduar në Kuvendin e Kosovës.

Pra, tani Marrëveshja e Demarkacionit, bashkë me raportin e ‘Komisionit Bulliqi’, do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës, për diskutim nga deputetët dhe më pas edhe për votim të marrëveshjes për demarkacionin të nënshkruar në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se për Vetëvendosjen është e papranueshme që më raportin e Komisionit në Kuvend të dërgohet edhe marrëveshja aktuale për demarkacionin.

“Se pari për ne është i papranueshëm fakti që më raportin e Komisionit, ne Kuvend është dërguar edhe marrëveshja aktuale për demarkacionin. Ajo marrëveshje është dashur të tërhiqet menjëherë pasi Haradinaj është zgjedhë kryeministër duke qenë që është pikërisht ky njeri që ka qenë kundërshtari më i madh i demarkacionit”, ka thënë deputetja Haxhiu.

Sipas saj është e çartë që marrëveshja aktuale për Vetëvendosjen është e papranueshme.

“Ne presim ta kemi në duart tona raportin e Komisionit dhe më aq sa kemi informacione aty dëshmohet humbja e territorit.  Absolutisht që arbitrazhi nuk është zgjidhje. Haradinaj ka shansin më zgjedhë drejtë këtë çështje. Pse s’po vepron është e çartë. Për ne është e papranueshme ndryshimi i qëndrimit për postin e kryeministrit”, ka thënë deputetja nga Vetëvendosje Albulena Haxhiu. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat