“Marrëveshjen të cilën Haradinaj e quajti tradhti, dje e aprovoi vetë”

Politika

“Marrëveshjen të cilën Haradinaj e quajti tradhti, dje e aprovoi vetë”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 5 dhjetor 2017 Në ora: 07:16
Ramush Haradinaj dhe Murat Meha

Analisti politik, Dimal Basha, ka thënë për “Bota sot” se kryeministri marrëveshjen e qeverisë së kaluar e ka quajtur tradhti, ndërsa tani vetë e aprovon.

Sipas Bashës, PDK-ja do ta votojë dhe kjo qeveri është në dijeni se në rast se nuk e ratifikojnë atëherë i humbë kredibilitet, liberalizimin dhe mbështetja e SHBA-së.

Image
Dimal Basha

“Kryeministri e ka quajtur marrëveshjen e qeverisë së kaluar si “tradhti,” derisa ai dje vetë e aprovoi dërgimin e të njëjtës marrëveshje në Kuvend për ratifikim. Kjo tregon që Kryeministri nuk është serioz rreth kësaj çështje dhe se formimi i Komisionit dhe raporti i djeshëm ka qenë vetëm spektakël. Unë mendoj se PDK-ja do ta votojë dhe kjo qeveri e di mirë se nëse e humbë rastin për ta ratifikuar, do ta humbë kredibilitet, do të humbë edhe liberalizimin, dhe me të rrezikon të humbë edhe mbështetjen e SHBA-ve. Dhe krejt në fund, të gjitha këto humbje kanë vetëm një përfundim, humbjen e pushtetit dhe zgjedhjet e reja”, ka pohuar Basha për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat