Udhëheqësit e pazotë për të mbledhur fakte për krimet e luftës

Politika

Udhëheqësit e pazotë për të mbledhur fakte për krimet e luftës

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 5 dhjetor 2017 Në ora: 18:56
Kriminelët serbë gjatë luftës në Kosovë

“Serbia për të dhënë shembullin e miqësisë ose të pajtimit duhet të distancohen nga ata serbë që kanë bërë krime në Kosovë. Pra, derisa kriminelët i shpallin për heronj, Serbia gjenden larg pajtimit dhe kështu që unë nuk shoh sinjale të pajtimit”, thotë për “Bota sot”, deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi.

Përderisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi shpreh besimin për arritjen e një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, deputet dhe përfaqësues të organizatave të të drejtave të njeriut thonë se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë mjaftueshëm për t’i dokumentuar krimet serbe në vend.

Ata thonë se Serbia ka qenë agresori që ka bërë më së shumti krime në Kosovë dhe për këtë, ajo duhet t’i ndërmarrë disa parakushte që çojnë tek pajtimi në mes të shqiptarëve dhe serbëve.

Sipas tyre, nga parakushtet që duhet t’i plotësojë shteti serb për të ardhur deri të pajtimi është që dënoj ish-ushtarët dhe policët serb që kanë marrë pjesë në vrasjet, përdhunimet, djegiet e shtëpive në Kosovë, të kthej të gjithë personat e pagjetur dhe të kërkoj falje publikë për dëmet që i janë bërë Kosovës gjatë luftës.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi, njëherit anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticion thotë se nuk mund të arrihet te pajtimi me serbët, derisa kriminelët shpallen si heronj.

“Serbia për të dhënë shembullin e miqësisë ose të pajtimit duhet të distancohen nga ata serbë që kanë bërë krime në Kosovë. Pra, derisa kriminelët i shpallin për heronj, Serbia gjenden larg pajtimit dhe kështu që unë nuk shoh sinjale të pajtimit”, tha Kajtazi për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat