Pas rrëzimit të versionit Meha, Qeveria do të diskutojë me palën malazeze për rishikimin e Demarkacionit

Politika

Pas rrëzimit të versionit Meha, Qeveria do të diskutojë me palën malazeze për rishikimin e Demarkacionit

Diana Bunajku Nga Diana Bunajku Më 5 dhjetor 2017 Në ora: 19:00
Ahmet Isufi

AAK dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, janë të bindur se kishin të drejtë në kundërshtimin e versionit aktual të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Ahmet Isufi kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës. Sipas Isufit, AAK pret rrëzimin versionit Meha, për të rishikuar marrëveshjen me palën malazeze.

Në këtë intervistë, Isufi, ka folur edhe për procesin e zgjedhjeve lokale, numrin e madh të zëvendësministrave etj.

Bota sot: Z.Isufi, a u dorëzua AAK përkatësisht kryeministri Haradinaj, sa i përket Demarkacionit?

Ahmet Isufi: AAK-ja dhe Kryeministri Haradinaj janë edhe më shumë të bindur se kanë pasur të drejtë që kanë kundërshtuar variantin e parë të demarkacionit, sepse e vërteta do të dalë në shesh dhe të gjithë do të binden se nuk duhet lejuar copëtimi i territorit. 

Bota sot: Çfarë do të ndodhë pas procedimit të marrëveshjes në Kuvend, pasi tashmë ka shumë kritika nga opozita lidhur me veprimet pas mbledhjes së fakteve nga ana e komisionit të formuar nga Kryeministri?

Ahmet Isufi: Procedurat e mëtutjeshme do të ndodhin nga ana e qeverisë pas rrëzimit të versionit Meha me votë në Kuvendin e Kosovës duke ftuar qeverinë malazeze për rishikimin e demarkacionit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat