Pas Murat Mehës, edhe Ramush Haradinaj u bë “peder”!

Politika

Pas Murat Mehës, edhe Ramush Haradinaj u bë “peder”!

Nga: B.S Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 20:01
Murat Meha dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri aktual i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme miratoi marrëveshjen për demarkacion e nënshkruar nga ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tash president i vendit.

Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin e komisionit për shënimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe marrëveshjen e nënshkruar të vitit 2015, duke e dëshmuar kështu në Kuvend për shqyrtim të mëtutjeshëm. Si shtojcë e kësaj iu shtua edhe raporti i përgatitur nga komisioni aktual i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.

Por, dy vite më parë, Haradinaj e kundërshtonte ashpër këtë marrëveshje të nënshkruar nga Hashim Thaçi. Madje, ai në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme me 8 shtator nuk kishte hezituar që ta fyej edhe kryetarin e atëhershëm të komisionit për demarkacion, Murat Mehën, të cilin Haradinaj e kishte quajtur edhe “peder”.

“Nuk bën me shpërnda raportin e atij pederi këtu... Nuk do të lejoj me ndodh takimi i komisionit me raport të atij njeriu këtu… Fizikisht nuk e lejoj derisa të vjen policia unë nuk dal prej kësaj salle., sepse duhet edhe ju ta keni një kufi se deri ku mund të shkoni kështu , nuk është temë hajgare, nuk është temë opozitare, është temë e territorit të këtij vendi…. Nuk guxoni raport të Murat pederit me pru edhe njëherë këtu. Nuk ka kështu, nuk është ky vend bash qysh po kujtojnë njerëzit , kujt t’i ç... i pari me ardh me u tall me ne”, kishte thënë Haradinaj.

Por, dje Haradinaj, marrëveshjen e përgatitur nga ky “peder” e miratoi për tu votuar në Kuvend.

Po ashtu, këtë marrëveshje Haradinaj e kishe shpallur të vdekur. Por, dje ajo u ngjallë për Haradinajn, i cili edhe njëherë hëngri fjalët e veta. Ai e ringjalli këtë marrëveshje.

“Parlamenti ishte jo për demarkacionin dhe kjo u tregua qartë dhe kjo jo i dha fund kësaj marrëveshje e cila tashmë ka vdekur. Nëse flasim për demokraci apo vend demokratik, parlamenti ishte sot pikërisht aty për të dhënë votën jo. Ishte në rend dite dhe heqja nga rendi i ditës i qeverisë pas gjithë kësaj traume që i është bërë vendit nënkupton që kjo marrëveshje ka vdekur”, thoshte Haradinaj, në momentin kur Qeveria Mustafa e jkishte hequr nga rendi i ditës ratifikimin e kësaj marrëveshje në Kuvend.

Vota për e Haradinajt ngjalli reagime të shumta edhe në opinionin publik në Kosovë. E një reagim të ashpër e kishte edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

“A është e mundur që e gjithë ajo vëmendje sot ishte te reagimi “kuku, kuku” i Kryeministrit, e jo te fjalët që i tha përderisa ngriste dorën për të votuar PËR: “Miratohet/Aprovohet Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit në mes të Kosovës e Malit të Zi”. Po, po: ështe po e njëjta marrëveshje e vitit 2015. Asnjë pikë, asnjë presje s’ka ndryshuar. Po e njëjta marrëveshje nëpërmjet së cilës dhuna dhe akuzat për tradhti ishin bërë përditshmëri. Po të njëjtën, sot e votoi Kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar”, ka shkruar gjatë ditës së djeshme në faqen e saj në facebook, deputetja Osmani.

Image
Faton Mehmeti

E analisti Faton Mehmeti, thekson se Haradinaj ra në kurthin e Thaçit, dhe kështu e solli vetën në pozitën e “pederit”.

“Demarkacioni nga një gabim i Thaçit u shndërrua ne fundin fatal politike te Ramushit. Ky i fundit ra nen kurthin e Thaçit, duke e sjellë veten ne pozitën e " pederit" pasi te njëjtën marrëveshje arriti ta gëlltis. Kjo dëshmon naivitetin politik te Ramushit, duke shfaqur futjen e therres vetes pa qenë nevoja. E gjithë ky naivitet ka brenda vetes oreksin e papare te Ranushit për t'u bere kryeministër. Kjo është pse ndodhi po shënon rënien fatale te tij politikisht, për t'u mbajtur mend si shef i " pederave" dhe naivitetit. Ramushi asnjëherë nuk u pjek politikisht, demarkacioni e fundosi atë”, ka thënë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se tashmë mbetet në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vendosin lidhur me fatin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat