Paralajmërimi: PDK do ta votojë versionin e Mehës, Demarkacioni rrëzon Haradinajn

Politika

Paralajmërimi: PDK do ta votojë versionin e Mehës, Demarkacioni rrëzon Haradinajn

Nga: B.S Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 18:54
Ramush Haradinaj

Profesori Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook,. ka komentuar situatën e krijuar lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas tij, PDK do të votojë versionin e Murat Mehës.

“PDK do ta votojmë Demarkacionin sipas versionit politik Meha. Këta po flasin pa lidhje, sepse unë mendoj se hala ka patriot në PDK që nuk falin tokë Kosove. Kujtesë: Eurodeputetja nga  Sllovenia qe dikur përkujdesej për Kosovën deklaroj se demarkacioni nuk u vu si kushte me zor, por me pëlqimin e  Qeveris Thaçi. Pra ja kush na e solli ujkun ne torishte”, ka shkruar ai përcjellë “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë:

Demarkacioni ne luhaj.

PDK do ta votojmë Demarkacionin sipas versionit politik Meha.

Këta po flasin pa lidhje, sepse unë mendoj se hala ka patriot në PDK që nuk falin tokë Kosove. Kujtesë: Eurodeputetja nga  Sllovenia qe dikur përkujdesej për Kosovën deklaroj se demarkacioni nuk u vu si kushte me zor, por me pëlqimin e  Qeveris Thaçi. Pra ja kush na e solli ujkun ne torishte.

LVV nuk e votojmë demarkacionin

Sepse këta te LVV janë te vetmit që me zemër dhe shpirt  luftojnë për mbrojtjen e çdo pllame të territorit të Kosovës për  këtë arsye populli i çmon, ani pas pushteti i denigron. LVV  këtë e kundërshtoj me protesta masive ne rruge dhe ne Parlament. Sepse siç tha ish Kryetari i Kroacisë dashamirësi i  Shqiptareve se: "gazi lotsjellës nuk është asgjë kur te copëtohet territori."

AAK dhe NISMA, nuk e votojnë Demarkacionin, e përkrahin versionin Bulliqi si të saktë dhe shkencor e profesional.

Sepse po te votonin do të bije ndeshë me qëndresën e tyre madhështore gjate tri viteve të fundit të cilët si në rrugë po ashtu edhe në Parlament fuqishëm e kundërshtuan versionin  politik të pushtetarëve në pushtet të cilëve Bulliqi ua përplasi faktet fytyrës se Kosova po humbë territor.

LDK, shko e eja si Adem Peja, kur është ne pyetje Demarkacioni.

Sa ishte gjalle Presidenti historik dr Ibrahim Rugova, themeluesi i LDK-se i pate vërejt shqetësimet e banorëve te Zonës së Rugovës në lidhje me lëvizjen e kufirit. Ata këtë e kishin nuhat në teren. Rugova i vizitoj Rugovasit, bisedoj me te dhe ju tha: "sa unë të jem gjalle nuk do te lejoj qe kufiri te lëvize, sepse  ai historikisht ka qenë dhe duhet të jetë ne ÇAKORR DHE KULLË". Por Rugova shume shpejte iku nga jeta. LDK e rrëmbyen, e pushtuan antirugovistat te cilat asgjë nuk kishin me  parimet e rugovizmit. Hynë në valle me ata te cilët janë të gatshme te ia hjekun një cukel toke Kosove, ku me e dijte se për çfarë interesash. Por unë mendoj se hala ka njerëz në LDK që mendojnë esull dhe nuk do te votojnë për versionin politik te demarkacionit.

Ndërkombëtarët miratojeni Demarkacionin është i saktë.

Por s’po thonë se me cilin version; versionin politik të Mehes, apo versionin shkencor te Bulliqit?

Qeveria, sille kah të sillesh Demarkacioni do ta rrëzojë qeverinë.

Pse, sepse nëse nuk miratohet demarkacioni sipas vijës politike Meha, PDK tanimë e specializuar për rrëzimin e qeverive do të futet ne veprim qe se bashku me LDK ta rrezojnë Qeverinë Harajdinaj dhe ese miratohet demarkacioni sipas vijës politike Meha Qeveria në krye me z.Ramush Harajdinaj vetvetiu do të japëdo dorëheqje për ta ruajtë fytyrën e vetë për të cilën luftoi gati tri vite që kjo vije të mos miratohet, ose të rrinë ne Qeveri si të pafytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat