Shteti nën armët e Sami Lushtakut

Politika

Shteti nën armët e Sami Lushtakut

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 6 dhjetor 2017 Në ora: 20:10
Sami Lushtaku

Disa njerëz nuk zbuten kurrë, mbase kafshët zbuten më shpejt se disa njerëz. Në fakt njeriu është qenie e  krijuar për t’iu ambientuar realitetit, ndërsa ata që nuk i përshtaten shpesh duken qesharak para realitetit. Njësoj si Don Kishoti në luftë me mullinjtë e erës.

Nëse kërkojmë një shembull të tillë mjafton të përmendim Sami Lushtakun dhe disa shokë të tij. Ky i fundit duke e konsideruar veten hero të gjallë, me veprimet e tija mafioze shpesh herë ka arritur që të shfaqet sa qesharak, aq edhe i rrezikshëm. I rrezikshëm pasi janë të njohura kërcënimet e tij ndaj shefit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, Blerim Dina, i cili ka deklaruar se është ndotur dhe kërcënuar në rrugë nga biznesmeni, Naim Sallahu, pronar i kompanisë “Sallahu” dhe Shaban Lushtaku, për të cilin tha se është kushëri i Sami Lushtakut. Samiu me arrogancë dhe kërcënimet e tij ndaj të tjerëve ka trimëruar edhe kushërinjtë e tij, duke përhapur kështu oreksin e mafiozitetit.

Gjithashtu janë të njohura lidhjet e Sami Lushtaku me Tunë Kqirajn, i cili është si drejtues i grupit të fajdeve në Prizren. Edhe Prokurorja Speciale Merita Bina-Rugova e përshkruan Tunë Kqirën si mbikëqyrësin që i ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal. Ndër akterët kryesorë të aferës “Pronto” Sami Lushtaku arriti të dalë shpejt nga burgu (edhe pse dyshohet se nuk mbajti asnjë ditë burg), edhe pse ishte dënuar me 12 vite burgim në vitin 2015. Samiu ishte akuzuar për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë. Lëre që doli i pafajshëm, por Samiut edhe pritet t’i kompensohen vitet në burg dhe vizitat e familjarëve, duke dëmtuar kështu shtetin me shuma të larta.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat