Deputetëve “bojkotues” tu hiqet mëditja

Politika

Deputetëve “bojkotues” tu hiqet mëditja

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 11 dhjetor 2017 Në ora: 20:07
Seanca e Kuvendit

“Një prej çështjeve që gjithsesi do të duhej të rregullohej është pikërisht edhe çështja e penalizimit të deputetëve në rast të mospjesëmarrjes së deputetëve në Kuvend, ose në raste edhe më të rënda ku vetëm nënshkruhen në lista dhe dalin. Ne i kemi parë edhe gjatë legjislaturës së pestë që mungesat e deputetëve kanë qenë prej problemeve kryesore që e ka përcjellë komplet legjislaturën e pestë dhe kjo ka ndikuar në një numër shumë të vogël të ligjeve të miratuara, por edhe të ligjeve të cilat janë të mbikëqyrur në zbatimin e tyre”, ka thënë Artan Murati nga KDI.

Që kur ka filluar punën legjislatura e gjashtë, seancat nuk kanë qenë të shumta.

Ndërsa, edhe ato që janë mbajtur nuk kanë pasur numër të mjaftueshëm të deputetëve, të cilët do të bënin kuorum të mjaftueshëm për të miratuar ligje.

Mungesa e tyre në seanca u shpreh si shqetësim nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili në seancën e së enjtes kërkoi nga kryeministri që të ndërmerren masa ndaj deputetëve të cilët nuk marrin pjesë në seanca, duke i penalizuar ata.

Kryeministri nuk foli për këtë në seancë, derisa nga zyra e kryeministrit, kanë deklaruar se Qeveria nuk përzihet në punët e legjislativit. 

“Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk i nënshtrohen asnjë mandati tjetër dhe në këtë kontekst Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Ramush Haradinaj nuk përzihen në çështjet e një pushteti tjetër, atij legjislativ”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat