“PANA nuk i ka numrat për demarkacionin, e gjitha është lojë e Haradinajt”

Politika

“PANA nuk i ka numrat për demarkacionin, e gjitha është lojë e Haradinajt”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 11 dhjetor 2017 Në ora: 22:36
Ramush Haradinaj

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi ende nuk ëshë sjellë në Kuvend për votim dhe ende nuk dihet se kur do të sillet. Mirëpo, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi e ka pranuar se nuk i kanë numrat për ta votuar këtë marrëveshje.

 “A do të jenë të mjaftueshme këto vota nuk jam i sigurt. Duhet të jenë 2/3 e Kuvendit dhe me qëndrimet e shprehura deri më tani duket se nuk janë”, tha Krasniqi.

Për këtë dhe arsyen që marrëveshja nuk po sillet në Kuvend për ratifikim, ka folur për gazetën “Bota sot”, analisti Faton Mehmeti.

Ai thotë se koalicioni PANA nuk i ka numrat dhe sipas tij, e gjitha është lojë e Ramush Haradinaj.

Image
Faton Mehmeti

“Janë të rralla rastet kur e thotë të vërtetën Memli, por kësaj radhe ka thënë një gjë të vërtetë. Koalicioni PANA nuk i ka numrat për demarkacion, ngase edhe deputetë nga ky koalicion në pushtet nuk e voton. Kjo ngjet të jetë lojë e Ramushit që vet ta kundërshtojë ndërsa deputetët e tij ta votojnë, kinse pas presionit të ndërkombëtarëve”, është shprehur.

Sipas Mehmetit, koalicioni nuk duhet të ketë jetë të gjatë pasi nuk po arrin t’i çojë përpara procese për të cilat ka marrë përgjegjësi.

“Në anën tjetër Memli po kërkon ndihmë nga opozita, respektivisht LDK, duke u munduar të hedhë topin tek dikush tjetër. Gjithsesi ky koalicion ka marrë përgjegjësi për t'i çuar proceset përpara, dhe kur nuk arrin t'i çojë ato për çka është votuar, ky koalicion s’ka kuptim të jetojë më gjatë”, ka deklaruar Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat