Të pagjeturit, temë që duhet të diskutohet në bisedimet me Serbinë

Politika

Të pagjeturit, temë që duhet të diskutohet në bisedimet me Serbinë

Prenk Gjetaj Nga Prenk Gjetaj Më 12 dhjetor 2017 Në ora: 18:21
Prenk Gjetaj

Shumë herë është diskutuar që çështja e të zhdukurve të jetë pjesë e bisedimeve më Serbinë dhe se të bëhet presion më i madh nga ndërkombëtaret ndaj shtetit serb për gjetjen e trupave që ende llogariten të jenë rreth 1658 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë.

Prenk Gjetaj, kryetar i  Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, tha se çështja e të pagjeturve duhet të diskutohet edhe në bisedimet e Brukselit.

“Normalisht se kërkesa e familjareve jo vetëm që është mendim por edhe kërkesë e tyre sepse ata mendojnë se çështja e të pagjeturve gjegjësisht personave të zhdukur të jetë në agjendën e bisedimeve ndonëse ne nuk e dimë se do të këtë bisedime dhe se në çfarë formati po të bëhen, por vazhdimisht kanë kërkuar që kjo çështje të jetë në agjendën e bisedimeve  ku edhe të dialogohet edhe për çështje të tjera politike duke u nisur nga fakti personat e gjetur tashme kanë kaluar si çështje politike sepse ndonëse nuk po japin rezultatet aq sa duhet këto format e bisedimeve apo dialogu të zhvillohet në kuadër mes dy vendeve  më ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Gjetaj për “Bota sot”.

Gjetaj ka vlerësuar edhe punën e komunitetit ndërkombëtar, e sidomos Kryqit te Kuq Ndërkombëtar.

“Ne asnjëherë nuk e kemi mohuar por ajo është organizate humane dhe nuk mund të del jashtë statusit të saj për tu marr më çështje politike.  Megjithatë qeveritë e më parme por edhe tani asnjëherë nuk kanë hezituar që kjo çështje mos të futet në agjendën e bisedimeve po mendoj bisedimeve politike por nuk ka qenë disponimi a komunitetit ndërkombëtar apo bashkësisë ndërkombëtare për ketë çështje më arsyetim se kjo është çështje humane dhe se komuniteti ndërkombëtar i Kryqit te Kuq mundet në këtë aspekt te ndihmoj”, është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat