Misioni i “dyshimtë” rus në Kosovë, alarm për institucionet

Politika

Misioni i “dyshimtë” rus në Kosovë, alarm për institucionet

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 12 dhjetor 2017 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

“Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të jenë tej mase vigjilent në lidhje me cilëndo prezencë të tillë në territorin e Kosovës, e në mënyrë që të mos keqpërdoret misioni humanitar për çështje të natyrave krejtësisht tjera të cilat mund të na sillnin probleme dhe destabilizim” ka thënë zëvendësministri Bajram Gecaj për gazetën  “Bota sot”.

Organizata jo qeveritare nga Rusia, për të cilat thuhet se nuk ushtrojnë vetëm veprimtari humanitare,  kanë nisur një aksion për shpërndarjen e ndihmave në disa fshatra të banuara me popullsi serbe, në Komunën e Vushtrrisë.

Sipas raportimeve, këto ndihma po shpërndahen nëpërmjet Kishës së Graçanicës.

Ministria e Punëve të brendshme e Republikës së Kosovës, nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetës nëse ka informacione lidhur me qëllimin e shpërndarjes së këtyre ndihmave apo edhe dyshimet për veprimtari të dyshimtë.

Kurse, përfaqësues të partive politike dhe ekspertë të sigurisë, kanë vlerësuar se OJQ-të ruse, që i kanë shpërndarë ndihmat humanitare, mund ta keqpërdorin misionin e tyre.

Bajram Gecaj, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thëne se prezenca ruse në Kosovë, po edhe në rajon në përgjithësi, mund të jetë gjithherë e rrezikshme, posaçërisht kur marrim parasysh tentimet e mëhershme për destabilizimin e rajonit, siç ishte rasti me Malin e Zi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat