Rezoluta 1244 ka vdekur, serbët të betohen në Kushtetutën e Kosovës

Politika

Rezoluta 1244 ka vdekur, serbët të betohen në Kushtetutën e Kosovës

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 14 dhjetor 2017 Në ora: 20:41
ilustrim

Kryetarët e komunave dhe këshilltarët serb duhet të betohen në ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kështu thonë deputet dhe njohës të çështjeve juridike në vend. Ata thonë se betimi i tyre pa e përmendur ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës, tregon se ata kanë ende qëndrim negative ndaj shtetit.

Dje gjatë ditës enjte, kanë dhënë betimin kryetarët dhe këshilltarët në nëntë komunat me shumicë serbe në vend.

Në dokumentet e tyre të betimit, ishte shkruar Republika e Kosovës në tri gjuhët, kurse teksti i betimit ishte i shkruar vetëm në gjuhën serbe.

Kurse, një ditë me herët përfaqësuesit e Listës Serbe në paralajmërimin e dërguar për mbajtjen e mbledhjes konstituive, përmbante Rezolutën 1244, që e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë, e jo në legjislacionin e shtetit më të ri në Evropë.

Në ftesën që Komuna e Mitrovicës Veriore ua ka dërguar këshilltarëve komunalë, thuhej se ceremonia do të mbahet të enjten në orën 12:44, e që simbolizonte Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Seanca ishte paralajmëruar të mbahej për të martën, por ajo është shtyrë për datën 14 dhjetor.

“Për shkak të disa problemeve të paraqitura, seanca konstitutive e KK të Mitrovicës Veriore do të mbahet më datën 14.12.2017 me fillim në orën 12:44”, thuhet në ftesën, e cila përveç nënshkrimit të kryetarit Goran Rakiq nuk përmbante asnjë simbol të Republikës së Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat