A duhet deputetët të kenë imunitet?

Politika

A duhet deputetët të kenë imunitet?

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 15 dhjetor 2017 Në ora: 08:13
Kuvendi i Kosovës

Gjatë legjislacioneve të ndryshme deputetët e Parlamentit të Kosovës ju ka ndodhur që të përballen me drejtësinë, e rasti i fundit është i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi, Albulena Haxhiu, si dhe Faton Topalli të cilët kanë dalë para gjykatës nën akuzat për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e 8 tetorit të vitit 2015 .

Po ashtu, kem edhe raste si të ish deputetit, Azem Syla i cili është i akuzuar për krim të organizuar, gjithashtu rastin e deputetit të NISMA-së,  Milaim Zeka, i akuzuar për mashtrim me viza.

Këto raste që kanë ndodhur, kanë parashtruar kërkesën që deputetët të kenë imunitet.

Raste të ndryshme

Lidhur me këtë çështje, analisti politik Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se dy rastet, ai i Azem Sylës dhe i Milaim Zekës  janë krime të rënda, dhe nëse krahasohen me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës, atëherë do të bëheshin keqpërdorime akoma më të mëdha nga ana e deputetëve, nëse deputetët do të kishin imunitet.

Image
Faik Krasniqi

“Është si nata me ditë nëse krahasohet rasti i Azem Sylës që akuzohet për krim të organizuar, Milaim Zekës për mashtrim me viza, dhe Albin Kurti e Donika Kadaj për hedhje të gazit lotsjellës. Dy rastet e para janë krime të rënda, dhe nëse krahasohen me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës, atëherë do të bëheshin keqpërdorime akoma më të mëdha nga ana e deputetëve, nëse deputetët do të kishin imunitet”, ka thënë Krasniqi.

Gjithashtu, ai i ka thënë që nuk duhet të kenë imunitet ligjor për njerëzit e zgjedhur në pushtet, pasi që ato ligje që dalin janë për qytetarët ku edhe pushtetarët bëjnë pjesë.

“Përgjigja është e qartë dhe e thjeshtë: jo imunitet! Është absurde dhe idiotësi t'u jepet imuniteti atyre. Në radhë të parë deputetët, qeveritarët dhe Presidenti janë të gjithë qytetarë. Ato ligje që dalin janë për qytetarët ku edhe pushtetarët bëjnë pjesë. Deputeti është zgjedhur nga populli dhe duhet të mbështes interesat e elektoratit që e ka zgjedhur. Çdo deputet kur hyn për herë të parë në Parlament, bën një betim që konfirmon se deputeti premton që do të zbatojë ligjet e Kushtetutës. Ky betim i dokumentuar dhe firmosur është një premtim që deputeti është i përgjegjshëm moralisht dhe ligjërisht, i ndershëm dhe se do të vërtetojë që ai meriton besimin që i ka dhënë publiku me votën.”, ka shtuar Krasniqi

Po ashtu, Krasniqi ka theksuar se zyrtarët e lartë dhe deputetët, si figura politike-shtetërore dhe si qytetarë, kanë të drejta, por njëkohësisht edhe përgjegjësi ndaj ligjit dhe publikut.

“Liria në një shoqëri demokratike ka kufi dhe vjen bashkë me obligime dhe përgjegjësi ndaj punës së një pushtetari-deputeti, si dhe nga respektimi i ligjeve. Çfarë do të ndodhë sikur këtyre pushtetarëve të nivelit të lartë t’u jepet imunitet ndaj ligjeve? A janë këta njerëz shenjtorë? Engjëj? Jo. Do të shpërthejë krimi cep e më cep. Çfarë do të mendojnë ata? Ligji nuk është shkruar dhe aprovuar për mua si deputet, ministër, kryeministër, drejtor banke, inspektor në shtet etj. Ligji është krijuar për njerëzit e thjeshtë pa pushtet. Çfarë ndodh sikur ky deputet të bëjë krim? Sipas logjikës së imunitetit, nuk do bëhet fjalë për hetime prokurori-gjykatë, pasi është imuniteti që e mbron atë ndaj thyerjes së një ligji”, ka përfunduar Krasniqi.

Kundër imunitetit për deputetët

Edhe, njohësi i çështjeve juridike, Lirim Zorra është kundër imunitetit ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës për krime e keqpërdorime.

“Në  mënyrë absolute  nuk  duhet  të ketë imunitet për krimet  dhe  vjedhjet apo  keqpërdorimet të cilat mund ti bëjnë deputete, e vetmja forme e imunitetet është kur  një  fjali ose fjalimi në tërësi  mund të ketë pasoja  për deputetin atëherë  mund të përdoret imuniteti që  organet  gjyqësorë të mos e  marrin deputetin si  fjalim kërcënues apo  për shpifje sepse kjo  është ideja  e  imunitetit që veçanërisht  deputete e opozitës të mos burgosen për  shpifje  ose  kërcenim që prokurori mund ta  merr  ndaj një ministri ose kryeministri ku e dimë që prokuroret janë të lidhur me politike”, ka deklaruar Zorra.

Image
Lirim Zorra

Gjithashtu, ai ka shtuar se imuniteti mund të jetë vetëm për fjalimet e jo për veprimet të jashtë kuvendit të Kosovës të cilët e kërcënojnë sigurinë e personave.

“Andaj  çdo  forme tjetër  e keqpërdorimit të detyrës,  vjedhjes kërcënimeve ose mashtrimeve nga ana e deputetëve duhet të procedohen  si  raste  nga prokuroria, andaj  imuniteti mund të jetë vetëm për fjalimet mirëpo çdo veprim tjetër  jashtë parlamentit dhe sjellja e mjeteve të rrezikshme dhe  kërcenim për  sigurinë e individëve patjetër që duhet të procedohen në gjykatë”, ka potencuar Zorra.

Image
Muhamet Kelmendi

Kërkohen prova

Kurse, njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, ka thënë se në vendet liberalo-demokratike, deputetët kanë imunitet dhe se kërkohen prova që të burgosen.

“Në çdo shtet liberalo-demokratik, ka imunitet deputeti. Jo për vepra të rënda, por është një lloj veprimtarie e caktuar, ku kërkohen prova që deputeti të burgoset”, ka theksuar ai.

Po ashtu, Kelmendi ka shtuar se një komisioni i veçantë i analizon provat, pastaj deputetët e Kuvendit vendosin që t`iu hiqet imuniteti.

“Zakonisht është një komision i veçantë që i analizon provat dhe deputetët në Kuvend vendosin për heqje të imunitetit. Rastet që janë vepra penale i dokumenton prokuroria dhe natyrisht edhe arrestohen”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat