Nisma e kongresmenit amerikan për krime lufte, kërkohet padi ndaj Serbisë

Politika

Nisma e kongresmenit amerikan për krime lufte, kërkohet padi ndaj Serbisë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 15 dhjetor 2017 Në ora: 16:41
Kongresmeni amerikan Eliot Engel

Nisma e kongresmenit amerikan, Eliot Engel në kongresin amerikan për adresimin e mos-vënies së drejtësisë për vrasjet dhe krimet e kryera nga Serbia kundër popullatës civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999, po vlerësohet si vazhdim i mbështetjes se Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Kjo është në fakt iniciativa e parë që është marrë për njohjen ndërkombëtare të krimeve të luftës në Kosovë, të kryera nga ushtria serbe gjatë regjimit të Millosheviçit dhe politikave të tij për shfarosje dhe spastrim etnik, nga një nivel i tillë i lartë siç është kongresi amerikan.

Besa Gaxherri, depuete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë për gazetën “Bota sot” se nisma e gongresmenit Eliot Engel, është një argument për të ngritur padi ndaj Serbisë për gjenocidin dhe masakrat e shkaktuara në Kosovë.

Image
Besa Gaxherri

“Ne jemi krenar si popull që kemi SHBA-në në mbështetje, kjo është një argument plus për të ngritur padi për gjenocidin për masakrat për dëmet që janë shkaktuar në Kosovë. Kjo është nismë që  fillon prapë nga një ish-senator i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por fatkeqësisht ne jemi shumë të vonuar në këtë drejtim. Me ketë rast i falënderohem nga zemra Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë të veçantë,  Eliot Engel, i cili gjithmonë ka qenë në krah me popullin shqiptar” ka thënë Gaxherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat