A po mbahet qëllimisht në burg Albin Kurti, për tu ndarë në dysh Vetëvendosja?

Politika

A po mbahet qëllimisht në burg Albin Kurti, për tu ndarë në dysh Vetëvendosja?

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 15 dhjetor 2017 Në ora: 17:21
Albin Kurti, duke u arrestuar nga Policia e Kosovës

Dyshohet se mbajtja e Albin Kurtit në burg në këtë kohëështë inskenuar nga partitë në pushtet për të ndarë Lëvizjen Vetëvendosje në dysh.

Kështu thonë analistët politik në vend, pas zhvillimeve të fundit në partinë më të madhe që çoi në dorëheqjen e deputetes, Aida Dërguti nga Kryesia Qendrore e VV-së dhe nga posti i kryetares së degës në komunën e Vushtrrisë, pas ofendimit që ajo i bëri Kurtit në një komunikim nëviber.

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes kanë mbledhur dy të tretat e nënshkrimeve për mbajtjen e një mbledhje këtë të diele për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në këtë subjekt politik.

Besohet se në këtë mbledhje mund të propozohen edhe emrat për të parin e këtij subjekti politik për zgjedhjet brenda partisë.

Gazeta “Bota sot” është munduar të marrë një deklaratë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për të dhënë një sqarim në detaje për përplasjet brenda partisë, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Nga ana tjetër, analistët politik në vend thonë mbajtja e Kurtit në burg pas shfaqjeve të problemeve të brendshme në VV, ka për qëllim ndarjen në dysh të këtij subjekti politik.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat