LDK në pritje të përgjigjes nga Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë

Politika

LDK në pritje të përgjigjes nga Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 15 dhjetor 2017 Në ora: 17:25
Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ditë më parë, kanë deklaruar se nuk ka konsistencë brenda koalicionit qeveritar dhe se asnjë reformë substanciale nuk mund të shkojë përpara. Sipas LDK-së asnjë ligj më i thjeshti nuk mund të shkoj përpara dhe të aprovohet në Kuvend pa marrë miratimin e Listës Serbe dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Për këtë arsye, kjo parti vazhdon të mendoj se qeveria aktuale e drejtuar nga Ramush Haradinaj i ka ditët e numëruara.

Duke folur rreth asaj se si komentohet kjo deklaratë e LDK-së, dhe se a ka pajtim kjo deklaratë të LDK-së në Lëvizjen Vetëvendosje, shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka thënë për gazetën “ Bota sot”  se LDK-ja e ka agjendën e saj dhe si partia më e madhe në Kosovë, pret që edhe partitë tjera ti bashkohen.

“Ne e kemi agjendën tonë opozitare si parti e qendrës së djathtë dhe si partia më e madhe në Kosovë, e konfirmuar në zgjedhjet e fundit lokale.  Pres që partitë e tjera opozitare të na bashkohen në iniciativat që do të ndërmarrim në të ardhmen”, ka thënë për gazetën “Bota sot” Avdullah Hoti, shefi i grupit parlamentar të LDK-së.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat