Deputeti i Vetëvendosjes tregon kur do të vije Demarkacioni në Kuvend

Politika

Deputeti i Vetëvendosjes tregon kur do të vije Demarkacioni në Kuvend

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 17 dhjetor 2017 Në ora: 14:23
Faton Topalli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli nuk beson se Demarkacioni do të sjellët në Kuvend para shkurtit të viti të ardhshëm.

“Sjellja e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend është çështje e qeverisë. Jemi në fund të vitit. Në janar Kuvendi ka pushim kështu që nuk besoj se kjo mund të ndodhë para shkurtit të vitit të ardhshëm”, ka thënë Topalli për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka theksuar se qëndrimi i Vetëvendosjes mbetet i njëjtë për marrëveshjen e viti 2015.

“Lëvizja Vetëvendosje e kundërshton marrëveshjen në arritur në vitin 2015. Në këtë kuptim qëndrimi vazhdon të mbetet i njëjtë”, ka potencuar ai.

Ai ka deklaruar për “Bota sot” se duhet të bërë përpjekje për të bërë një marrëveshje të re me malin e zi pasi që sipas konsumonit të ri është konstatuar se vendi po humbet tokë.

“Edhe z. Bulliqi ka konstatuar me komisionin e ri se Kosova humbë tokë sipas marrëveshjes së vitit 2015, kështu qe duhet të përpiqemi për një marrëveshje të re me miqtë tonë malazez”, ka përfunduar Topalli për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat