Nga Vetëvendosje deklarohen unik, ky është fokusi i tyre

Politika

Nga Vetëvendosje deklarohen unik, ky është fokusi i tyre

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 18 dhjetor 2017 Në ora: 18:05
Fatmire Mulhaxha- Kollçaku

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku u vendos që të shpallen zgjedhjet e rregullta për kryetar të partisë në fund të muajit shkurt, kur i skadon mandati kryetarit të tanishëm, anëtarët e Këshillit të VV deklaruan se Vetëvendosje është e fortë dhe më unike se kurrë duke mos dashur kështu të deklarojnë më shumë më rastin e Aida Dergutit apo edhe mungesën e Visar Ymerit e Dardan Molliqajt në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se pas shpalljes së zgjedhjeve në mbledhjen e 31-të të Këshillit të Përgjithshëm, si subjekt politik, kanë hyrë në një proces të rregullt zgjedhor, për zgjedhjen e kryetarit.

“Ky do të jetë një proces demokratik, me mundësi kandidimi për të gjithë ata që kanë si synim këtë post dhe i plotësojnë kushtet sipas statutit dhe ku kanë mundësi të votojnë të gjithë anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me parimin një anëtar, një votë. Viteve të fundit, LVV është rritur shumë dhe shihet si shpresa e vetme në Kosovë. Kjo nuk ishte shumë e mirëpritur nga kundërshtarët politikë. Mirëpo, ne si subjekt politik do të arrijmë që ta menaxhojmë situatën e krijuar”, ka thënë ajo.

Sipas nënkryetares Mulhaxha- Kollçaku, Lëvizja Vetëvendosje është subjekt ku sundon dhe duhet të sundojë demokracia.

“Në Lëvizje do të njihet kontributi i secilit aktivist, por edhe secili nga ne e kemi obligim që t'i respektojmë vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar subjekti ynë. Bashkim e jo ndarje, është porosia ime. Tani, fokusi ynë është lirimi i të gjithë deputetëve dhe aktivistëve që mbahen në burg, si dhe vendosja e drejtësisë për Astrit Deharin", ka përfunduar Mulhaxha- Kollçaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat