Nisma e kongresmenit Eliot Engel argument shtesë padi ndaj Serbisë

Politika

Nisma e kongresmenit Eliot Engel argument shtesë padi ndaj Serbisë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 18 dhjetor 2017 Në ora: 20:03
Eliot Engel

Nisma e kongresmenit amerikan, Eliot Engel në kongresin amerikan për adresimin e mos-vënies së drejtësisë për vrasjet dhe krimet e kryera nga Serbia kundër popullatës civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999, po vlerësohet si vazhdim i mbështetjes se Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Kjo është në fakt iniciativa e parë që është marrë për njohjen ndërkombëtare të krimeve të luftës në Kosovë, të kryera nga ushtria serbe gjatë regjimit të Millosheviçit dhe politikave të tij për shfarosje dhe spastrim etnik, nga një nivel i tillë i lartë siç është kongresi amerikan.

Në komunikatën e lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, thuhet: Në përgjigje ndaj pyetjeve të kongresistit Eliot Engel, të cilat janë bërë për sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson dhe zëvendës sekretarin për Çështje të Shtetit, John Sullivan, Departamenti i Shtetit ka shprehur besimin se “ata që janë fajtorë për lëvizjen e trupave të civilëve shqiptarë nga Kosova në varreza masive klandestine në Serbi për të fshehur provat e masakrave të mëparshme, duhet të sillen para drejtësisë.

Engel theksoi se vrasja masive e një-mijë civilëve është krim kundër njerëzimit dhe përkundër kësaj, kryerësit e këtyre veprimeve kanë mbetur të padënuar.

“Provat konfirmuan se vendimi për të fshehur provat e krimeve të kryera ishte planifikuar qysh në mars të vitit 1999, në nivelin më të lartë të qeverisë dhe dëshmojnë se anëtarët e dy departamenteve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë (Departamenti i Sigurimit të Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike) dhe Departamentet e Ushtrisë Jugosllave përgjegjëse për “pastrimin e terrenit” ishin të përfshirë në të. Ka kaluar një kohë e gjatë për Beogradin që të përballet me faktet dhe t’i sjellë njerëzit në drejtësi duke përfshirë zyrtarët e saj të lartë, të cilët qëndrojnë prapa këtyre krimeve”, është shprehur Engel.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat