Dështimi i Haradinajt solli shtrenjtimin e energjisë

Politika

Dështimi i Haradinajt solli shtrenjtimin e energjisë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 18 dhjetor 2017 Në ora: 20:10
Ramush Haradinaj në Shipitullë

Dështimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të zbatuar marrëveshjen me banorët e fshatit Shipitullë dhe Hade për shpronësimin e pronave të tyre në mënyrë që të fillohet me mihje për sigurimin e thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike do t’i kushtojë qytetarëve të Kosovës me 20 për qind shtrenjtim të faturës së energjisë elektrike.

Shteti i Kosovës disponon diku rreth 12 miliardë tonë të thëngjillit që përdoret kryesisht për prodhimin e energjisë elektrikë, por qytetarët tanë rrezikojnë të paguajnë faturat e rrymës me një çmime deri në 20 për qind më të lartë sa ka qenë deri më tani.

Kjo, për faktin se Qeveria Haradinaj ende nuk po arrin dot një marrëveshje me banorët e fshatit Shipitullë dhe Hade për shpronësimin e tokave të tyre, ku duhet të bëhet mihja për sigurimin  e thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike.

Kështu, që mos arritja e kësaj marrëveshje detyron KEDS-in të importojë rrymë nga vendet e rajonit, por me një çmim shumë më të lartë.

Gazeta “Bota sot”, ka dërguar pyetje me shkrim në Zyrën e Kryeministrit për të pyetur se deri ku ka shkuar procesi i shpronësimit në mes së qeverisë dhe banorëve të dy fshatravë të sipërpërmendura, por askush nuk është përgjigjur.

Nga ana tjetër, në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë thonë se mos arritja e kësaj marrëveshje në mes të ekzekutivit dhe këtyre banorëve çon në një shtrenjtim enorm.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat