"Servilizmi dhe nënshtrimi i Haradinajt ndaj kryeministres serbe"

Politika

"Servilizmi dhe nënshtrimi i Haradinajt ndaj kryeministres serbe"

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 19 dhjetor 2017 Në ora: 16:47
Ramush Haradinaj, ka përshëndetur kryeministren serbe, Bërnabiq, në gjuhën serbe me “Dobro veçe”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mbrëmë ishte pjesë e një darke pune në Bruksel, me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

E gjatë fotografimit me kryeministrit, Haradinaj u veçua për përshëndetjen që i bëri kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, të cilës iu drejtua në gjuhën e saj.

Pasi kryeministri përshëndeti kryeministrit tjerë në gjuhën angleze, të fundit iu drejtua Bërnabiq-it derisa e përshëndeti me fjalët “Dobro veçe”, që në shqip ka kuptimin e “Mirëmbrëma”.

Por, ai nuk mori një përshëndetje nga ajo, derisa Bërnabiq zgjodhi vetëm t’i zgjaste dorën.

E për ta komentuar këtë, analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se një përshëndetje e tillë ka tipare të servilizmit, derisa thotë se injorimi i kryeministres flet për mungesën e liderishipit të kryeministrit të Kosovës.

Image
Faton Mehmeti

“Mendoj se përshëndetja e Haradinajt në gjuhën serbe ka tipare të servilizmit, prandaj një gjë e tillë nuk ka relevancë në raportin e Kosovës me Serbin. Injorimi i kryeministres serbe flet mjaft qartë për mungesën e lidershipit të Haradinajt”, është shprehur ai.

Sipas Mehmetit, Ramushi është përulur nga homologia e tij serbe dhe kjo tregon inferioritetin e Kosovës ndaj Serbisë.

“Përulja e Ramushit ndaj kryeministres serbe Bërnabiq, flet për ndjesinë e inferioritet të Kosovës ndaj Serbisë, derisa Haradinaj flet për barazi, e kundërta po ndodh me veprimet e tija. Ramushi u shfaq inferior dhe nënshtrues, me tipare servile. Mendoj se Kosova s’ka nevojë të shfaqet servile, por e vendosur për të mbrojtur interesat e saja karshi Serbisë. Në Bruksel duhet qëndrim parimor, jo nënshtrim dhe veprime të pamenduara”, ka deklaruar për “Bota sot” analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat