Albin Kurti apo Dardan Mulliqaj për kryetar të Vetëvendosjes!?

Politika

Albin Kurti apo Dardan Mulliqaj për kryetar të Vetëvendosjes!?

Faton MEHMETI Nga Faton MEHMETI Më 19 dhjetor 2017 Në ora: 21:43
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti

Në shoqëritë e pa civilizuara partitë sillet rreth liderit e jo lideri rreth partisë. Kjo edhe ngërthen në vete peshën e përgjegjësisë, dhe mundësinë e shpërbërjes kur lideri me nuk është aty. Kështu ka ndodhur gjatë historisë së popullit shqiptar dhe kjo dëshmon se shqiptarët kanë identifikuar partitë me liderin dhe jo liderin me partinë. Pa dashur t’i futem retrospektivës, po ndalemi tek rasti i fundit në VETËVENDOSJE!

Mjaftoi një “shkëndijë që të ndizet një mal”, kjo edhe falë gjendjes së terrenit ishte i gatshëm dhe mezi po priste shkëndinë. Një mesazh në viber u bë sebep që të dalin në sipërfaqe të gjithë ambiciet brenda VV-së. Kjo është krejt normale që të synojë dikush të marr edhe bajrakun e partisë, por janë disa gjëra që duhet shpjeguar. Askush nuk kishte besuar se Albin Kurti, themelues dhe simbol i LVV-së ka më tepër kundërshtarë brenda partisë së tij se sa tek të tjerët.

Mbase, askush nuk e vuri re rolin e SHBA-ve në reformimin e LVV-së, e cila ka filluar pikërisht pas kontakteve të Albinit me Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, veçanërisht pak para fillimit të zgjedhjeve nacionale me 11 qershor. Albini filloi të jepte shenjat e para të reformimit dhe ndër sugjerimet e SHBA-së për z.Kurtin ishte të largonte eksponentët e radikalizmit brenda LVV-së për të marr  mbështetjen e SHBA-së.

Ndër njerëzit që përmendeshin si më radikal ishte Dardan Mulliqaj, që rezultoi pastaj me largimin e tij nga posti i sekretarit të LVV-së. Këtu ishte kthesa e ndarjes së bashkëdyzimit të LVV-së në parti më moderne, duke u munduar të jepte pasqyrë evropiane. Pastaj ka filluar rreshtimi në mes të krahut të Albinit dhe Dardanit, i dyti i prirur për të dëmtuar të parin që rrjedhimisht do e faktorizonte këtë të fundit. Kanë krijuar së paku dy grupe, të cilat kanë përjashtuar njëra-tjetrën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat