Dy rrugët e Vetëvendosjes pas përçarjeve të fundit

Politika

Dy rrugët e Vetëvendosjes pas përçarjeve të fundit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 19 dhjetor 2017 Në ora: 21:51
Mbledhja e Këshillit të Përgjithëshëm të VV-së

“Në LVV kemi të krijuara dy grupe politiko-ideologjike, të cilat kanë shkuar duke u thelluar në kontekst të fitores se këtij a atij grupi politik. Në kuadër të kësaj është edhe fërkimi. Mendoj se dy rrugë ka, Rruga e pajtimit politiko-ideologjik dhe rruga e  ndarjes se partisë në dysh. Kjo shihet në të ardhmen dhe kështu edhe do te zhvillohen gjerat” ka thënë Muhamet Kelmendi.

Ndarjet dhe mospajtimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje kanë bërë që kjo parti të mbaj edhe Mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm, në të cilën nuk mori pjesë fare kryetari aktuali i Vetëvendosjes Visar Ymeri e as Dardan Molliqaj, i cili edhe si pasojë e mospajtimeve me Albin Kurtin dhe pjesën tjetër të Vetëvendosjes u tha se po synon t`ia merr pozitën Albin Kurtit.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku u vendos që të shpallen zgjedhjet e rregullta për kryetar të partisë për fund të muajit shkurt, kur i skadon mandati kryetarit të tanishëm, sekretari i VV-së Ismail Kurteshi, tha se kjo parti është unike dhe e fortë.

Por, kështu nuk mendojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se Vetëvendosje është e ndarë në dy pjesë dhe se nga kjo përçarje sigurisht që do të jetë më e dobët.

Në lidhje më përçarjet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje dhe mundësitë që kjo parti të ndahet në dysh, nënkryetarja e kësaj partie Fatmire Mulhaxha- Kollçaku ka thënë se si subjekt politik kemi hyrë në një proces të rregullt zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit dhe se i gjithë procesi do të jetë demokratik.

“Tashmë, pas shpalljes së zgjedhjeve në mbledhjen e 31-të të Këshillit të përgjithshëm, si subjekt politik, kemi hyrë në një proces të rregullt zgjedhor, për zgjedhjen e kryetarit. Ky do të jetë një proces demokratik, me mundësi kandidimi për të gjithë ata që kanë si synim këtë post dhe i plotësojnë kushtet sipas statutit dhe ku kanë mundësi të votojnë të gjithë anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me parimin një anëtar, një votë. Viteve të fundit, LVV është rritur shumë dhe shihet si shpresa e vetme në Kosovë. Kjo nuk ishte shumë e mirëpritur nga kundërshtarët politikë. Mirëpo, ne si subjekt politik do të arrijmë që ta menaxhojmë situatën e krijuar” ka thënë nënkryetarja e Vetëvendosjes.

Sipas zonjës  Mulhaxha- Kollçaku Lëvizja vetëvendosje është subjekt ku sundon dhe duhet të sundojë demokracia.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat