Vëllau i kryetarit të Kamenicës i del në krahë Dardan Molliqajt

Politika

Vëllau i kryetarit të Kamenicës i del në krahë Dardan Molliqajt

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 21:56
Dardan Molliqaj

Vëllau i Qëndron Kastratit, kryetarit të Kamenicës i ka dalur në mbrojtje deputetit të VV-së, Dardan Molliqajt pas akuzave që u hodhën në drejtim të tij nga familja Haliti dhe Arifi.

Gëzon Kastrati i ka quajtuar si të manipuluara këto familje, kurse deklaratat e tyre i cilësoi si të pandershme.

“Deklaratë ma zhgënjyese se kjo e familjeve Arifi dhe Haliti nuk mbaj mend të kem dëgjuar për shumë kohë (edhe më keq kur e di që janë të manipuluar). Jo pse njerëz të ndryshëm në shtetin tonë nuk kanë thënë gjëra nga më të ndryshmet, por pse pritshmërit nga këto dy familje kanë qenë shumë më të mëdha”, ka shkruar Gëzon Kastrati.

“Ka shumë arsye pse mbrojtjen në publik e ka bërë pothuajse vetëm Dardani, dhe ta akuzosh që është duke i mbrojtur vetëm për përfitime, është shumë e pandershme.
I bëjë ftesë publike Dardanit që në këtë emision t’i tregoj arsyet e vërteta se pse aktivistët e dënuar janë mbrojtur vetëm nga Dardani, dhe jo nga përfaqësues të tjerë Lëvizjes”, ka thënë ai.

Ndryshe, familja e Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit deklaruan se Dardan Molliqaj nuk i përfaqëson ata në një debat televiziv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat