27 vjeçari që mbeti në karrocë nga plumbi qorr, ka një porosi për Kryeministrin

Politika

27 vjeçari që mbeti në karrocë nga plumbi qorr, ka një porosi për Kryeministrin

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 20 dhjetor 2017 Në ora: 19:21
Ilustrim

“Jo normale, nuk është më gjuajt pa lidhje me armë dhe me marr në qafë dike, por nuk po dua të flas për fjalët që i ka thënë kryeministri. Ai mundet mi pas përshtypjet e veta, por unë them se asnjë njeri normal nuk duhet të gjuaj me armë dhe ta merr dike në qafë sikur që dikush më mori mu. Unë skam dashur asnjëherë të flas për ketë çështje para askujt as para mediave as para KFOR-it as askujt tjetër sepse unë jam pajtuar që ka qenë e shkruar të më ndodh, por ketë nuk ia dëshiroj askujt” ka thënë për Bota sot H.S nga rrethi i Lipjanit.

H. S 27 vjeçar nga Komuna e Lipjanit tash e sa vite ka mbetur i palëvizshëm në karrocë për shkak të një plumbi qorr,që e kishte goditur vite më parë. Ai, sot si asnjëherë më parë ndihet tepër bosh, pasi jeta e tij mori kaheje tjetër pikërisht në ditët më të mira.

Një plumb qorr, e kishte goditur duke e lënë të palëvizshëm dhe të pa aftë të punojë apo veprojë.

“Ka qenë një plumb qorr që më ka lenë në ketë gjendje. Nuk e di kush qysh si ka gjuajt ama kështu kam mbet unë për gjithë jetën”, ka filluar të flas djaloshi, i cili nuk është se dëshiron të komentoj shumë deklaratat skandaloze të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili gjuajtjen me armë e sheh si diçka normale dhe që është në traditën tonë”.

Rasti H.S.

“Jo normale, nuk është më gjuajt pa lidhje me armë dhe me marr në qafë dike, por nuk po dua të flas për fjalët që i ka thënë kryeministri. Ai mundet mi pas përshtypjet e veta, por unë them se asnjë njeri normal nuk duhet të gjuaj me armë dhe ta merr dike në qafë sikur që dikush më mori mu. Unë skam dashur asnjëherë të flas për ketë çështje para askujt as para mediave as para KFOR-it as askujt tjetër sepse unë jam pajtuar që ka qenë e shkruar të më ndodh, por ketë nuk ia dëshiroj askujt” ka thënë për Bota sot H.S nga rrethi i Lipjanit. (Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat