“Cilës marrëveshje që 15 vite i ka thënë Hashim Thaçi marrëveshje historike dhe nuk i ka dalë tymi?”

Politika

“Cilës marrëveshje që 15 vite i ka thënë Hashim Thaçi marrëveshje historike dhe nuk i ka dalë tymi?”

Nga: Bota sot Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 20:00
Haki Abazi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi ka komentuar marrëveshjet e nënshkruara nga presidenti aktual Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka pyetur cilës marrëveshje që 15 vjet i ka thënë Hashim Thaçi marrëveshje historike historike dhe nuk i ka dalë tymi, përcjell Bota sot.

Abazi po ashtu ka thënë se Haradinaj po vendos nënshkrime në marrëveshje të dëmshme.

Postimi i plotë:

Ciles marreveshje qe 15 vite i ka then Hashim Thaci marreveshje historike dhe nuk i ka dale tymi?? A ju kujtohet Christopher Dell, sigurisht qe ju kujtohet, a ju kujtohet marreveshja per fusnoten, sigurisht qe ju kujtohet, a ju kujtohen marreveshja per demarakcionin, sigurisht qe ju kujtohet, a ju kujtohet marreveshja per autostraden per Shkup qe kalon ne tokat e Xhabir Zharkut, aju kujtohet marreveshja per ushtrine e kosoves- sigurisht qe nuk ju kujtohet, a ju kujtohet doreheqja e Thacit nese nuk behet ushtria mbrenda vitit- nuk ju kujtohet, a ju kujtohet marreveshaj per liberalizim te vizave- sigurisht qe nuk ju kujtohet, a ju kujtohet marreveshja per njohjet dhe ulesen ne kombet e bashkuara- sigurisht qe nuk ju kujtohet ato nuk ekzistojne. Ramush i ke perzi shkollat edhe po vendos nenshkrime ne marreveshje te demshme, historikisht te demshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat