Analisti tregon cilin familjar të Ramush Haradinajt do ta arrestojë Specialja

Politika

Analisti tregon cilin familjar të Ramush Haradinajt do ta arrestojë Specialja

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 23 dhjetor 2017 Në ora: 23:38
Ramush Haradinaj

Mbrëmja e së djeshmes në Kuvendin e Kosovës mund të ishte “datë e shënuar” sa i përket Kosovës e qytetarëve të saj.

Gjykata Speciale e cila do të merret me krimet e luftës të pretenduara që janë kryer nga UÇK-ja dhe e cila është votuar më vitin 2015, dje e kishte mundësinë të shfuqizohej.

43 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar për shfuqizimin e kësaj Gjykate, mirëpo në mungesë kuorumit të mbajtjes së seancës, iniciativa e tyre ka “dështuar”.

Kundër shfuqzimit të kësaj Gjykate janë deklaruar menjëherë ambasadorët e shteteve mike në Kosovë, kurse sipas analistëve politikë këta të fundit edhe kanë ndikuar që ky ligj të mos shfuqizohet.

Analisti politik, Faton Mehmeti, ka thënë për “Bota sot” se Presidenti ka marrë sinjale se do të jetë i akuzuar i Speciales, prandaj ka mobilizuar kryeparlamentarin dhe Kryeministrin për ta shfuqizuar këtë ligj.

Image
Faton Mehmeti

Sipas Mehmetit, Haradinaj ka pranuar sepse Thaçi ka pasur argument se vëllai i tij, Daut Haradinaj, do të jetë i akuzar.

Mehmeti ka shtuar se mund të ketë trazira në fillim të marsit dhe pritet që Thaçi të nxitohet me qëllim që ta parandalojë Gjykatën Speciale.

“Mendoj se pas gjithë kësaj qëndron Thaçi. Ky është njeriu që çdo herë ka vënë interesin personal mbi atë shtetëror. Duke parë sjelljet e Thaçit besoj se ka marrë sinjale të forta se do jetë i akuzuar, prandaj ka mobilizuar Ramushin dhe Kadriun për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale. Thaçi po futë në valle Ramushin me argumentin se Dauti do jetë  i akuzuar, andaj duke shfuqizuar këtë  ligj manovrojmë secili njëri- tjetrin. Nëse s’do ishte reagimi i fuqishëm i ambasadorit amerikan dhe britanik, do ishte shfuqizuar ky ligj. Tanimë mund të themi se po iu vjen fundi krahut të luftës, këtë gjë e kanë kuptuar andaj po manovrojnë çdo përpjekje për të shpëtuar. Pres të ketë trazira në fillim të marsit, të nxitura nga Thaçi me qëllim për të stopuar punën e Gjykatës Speciale e cila pritet që në shkurt të fillon arrrestimet e para. Derisa krahi luftës në krye me Thaçin është në pushtet, Kosova s’mund të shoh perspektivë”, ka pohuar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat